Nëse propozimi i ministrit përgjegjës për krizën me refugjatët, Aleksandar Vulin, përkrahet në Qeverinë e kryeministrit Aleksandar Vuçiq, kufijtë e Serbisë do të mund të ngjasojnë me ata të Hungarisë.
Aktivistët që përcjellin migrimin, nuk besojnë se në këtë mënyrë mund të arrihet një efekt i pritur, por janë të bindur se kontrabanduesit do ta shfrytëzonin për më shumë përfitime. Nga kjo druajnë edhe vetë refugjatët.
“Do të ishte keq për njerëzit, por mirë për kontrabandistët”, thotë Hasani nga Afganistani, me të cilin ka biseduar gazetari i Radios Evropa e Lirë, Shërbimi i Ballkanit, e të cilin e ka takuar në park afër stacionit të autobusëve në Beograd. Hasani u përgjigj vetëm pasi iu tha se ka mundësi që Serbia të ndjekë shembullin e vendeve fqinje dhe të përforcojë kufijtë e saj.
“Sa më i fortë kufiri, ata duan më shumë para. Kërkojnë mënyra të reja dhe me këtë edhe më shumë para. Më herët, kur ka qenë më lehtë të kalohet kufiri hungarez, kanë kërkuar prej 100 deri në 400 euro. Tani është prej 150 deri në 2000 euro”, thotë ai.
Hasani është një prej 4.800 refugjatëve që kanë arritur të vijnë në Serbi , por aktualisht nuk kanë mundësi të ecin tutje për shkak të masave restriktive të Hungarisë.
Bashkëvendësit e tij, por edhe refugjatë të tjerë nga vende tjera, flasin se sa e vështirë është të hyjnë në Hungari. Druajnë se një gjë e ngjashme do të mund t’i gjejë edhe ata që kalojnë rrugën e njëjtë edhe në kufirin me Serbinë.
Mohammed Latrosh, refugjat nga Damasku i Sirisë, flet për Radion Evropa e Lirë:
“Mendoj se do të ishte shumë keq nëse Serbia do të mbyllte kufirin,por kjo nuk do t’i pengonte sirianët që të vijnë në Evropë. Ju e dini se cila është gjendja në Siri dhe çfarë ndodh atje. Ne jemi sirianë, Kemi ikur nga lufta”.
Futjen eventuale të masave të reja të sigurisë në kufijtë e Serbisë e ka paralajmëruar ministri për Punë, Punësim dhe Çështje Sociale, Aleksandar Vulin. Por, ai nuk ka saktësuar se për çfarë masash bëhet fjalë, megjithëse ka theksuar mundësinë e “vendosjes së pengesave të caktuara”.
Kryeministri Aleksandar Vuçiq, që duhet të marrë vendimin e mundshëm, tha se Bashkimi Evropian duhet të zgjidhë problemin e krizës me migrantët në kufijtë e tij, në Bullgari dhe Greqi.
“Konsideroj se muret nuk janë të nevojshëm dhe nuk janë zgjidhje e mirë për askënd. Por, mos na detyroni që të themi se prej tash e tutje asnjë nuk mund të hyjë në territorin e e Serbisë. Këtë Bashkimi Evropian duhet ta zgjidhë në kufijtë e tij. Nuk mundet Serbia të jetë mbrojtja e parë dhe e fundit e Evropës. Këtë dikush duhet ta zgjidhë në kufijtë e Greqisë dhe Bullgarisë, ato janë vende të BE-së”, tha Vuçiq.
Aktivistët që për çdo ditë janë në kontakt me refugjatët, thonë se është e vështirë të arrihen efektet që autoritetet e Serbisë i presin.
“Efektet në terren do të jenë të vogla, marrë parasysh se Serbia shumë vështirë se mund ta ndërtojë barrierën në kufi me Bullgarinë, Hungarinë dhe Malin e Zi.. E dyta, nëse propozohen barriera, ngritja e tyre nuk ka efekt në terren dhe kontrabanduesit me njerëz shumë lehtë mund t’i anashkalojnë”, thotë Radosh Gjuroviq, drejtor i Organizatës Qendra për mbrojtje dhe ndihmë azilkërkuesve.
Paralajmërimi i ministrit Vulin për përforcimin e kufirit është befasuese nëse merret parasysh se kryeministri Aleksandar Vuçiq, në korrik tha se Serbia është një nga vendet e rralla që asnjëherë nuk ka provuar të ngre barriera dhe shumë herë e ka përsëritur se Serbia nuk do ta bëjë një gjë të tillë.
Serbia, së voni, ka rritur vëzhgimin e kufijve të saj me Bullgarinë dhe Maqedoninë, të cilët tani i sigurojnë forcat e përbashkëta të ushtrisë e policisë. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën
Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova