LAJMI I FUNDIT:

Po merr formë shtegu për çiklizëm i gjatë 140 kilometra, që shtrihet anash liqenit më të madh në Itali – projekti gjigant në vlerë të 100 milionë eurove (Video)

Po merr formë shtegu për çiklizëm i gjatë 140 kilometra, që shtrihet anash liqenit më të madh në Itali – projekti gjigant në vlerë të 100 milionë eurove (Video)

Imazhet nga droni e tregojnë shtegun ‘pluskues’ për çiklizëm, që do të kushtojë 100 milionë euro, i cili shtrihet anash liqenit më të madh në Itali.

Platforma është ende nën ndërtim, ndërsa kur të përfundojë më 2021, do të jetë i gjatë 140 kilometra, transmeton Telegrafi.

Ky shteg që do të qëndrojë anash brigjeve të liqenit Garda, do t’i mundësojë çiklistëve, të ndihen sikur pluskojnë mbi ujë.

Më poshtë mund të shihni disa prej segmenteve të shtegut që është ende në ndërtim, ndërsa duhet punë e konsiderueshme derisa të përfundojë. Videoja është parë miliona herë në rrjetet sociale, ndërsa që tani po konsiderohet si shtegu më i bukur për çiklizëm në Evropë.

Projekti është pranuar nga autoritet gjatë vitit të kaluar, ndërsa pritet të rritë në masë të madhe turizmin e çiklizmit. Shtegu mundëson të gjitha llojet e çiklizmit, ndërsa ka hapësira që lejojnë të shmangen kodrat e thepisura dhe disa rrugë të vështira.

Liqeni që ndodhet në veri prekë qytetet Verona dhe Brescia, ndërsa është i njohur për ujërat e pastra si kristali.

Në të njëjtën kohë, lidhë edhe disa fshatra mjaft të izoluara, ku pritet të rritet turizmi dhe zhvillimi rural. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Interesante
A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

Interesante
Australianen e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Australianen e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Fun
Australia debaton për rikthimin e një zogu të shpëtuar te pronarët e tij

Australia debaton për rikthimin e një zogu të shpëtuar te pronarët e tij

Interesante
Balenciaga prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës - reagon interneti

Balenciaga prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës - reagon interneti

Interesante
Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe

Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe "godet shumë fort"

Fun
Kalo në kategori