Polemikat kanë filluar në Indi pasi qeveria e kryeministrit Narendra Modi iu referua vendit si Bharat në disa ftesa zyrtare, duke lënë shumë të pyesin nëse emri i këtij vendi do të ndryshohet.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, polemikat u nxitën pasi në ftesat e darkës dërguar të martën për mysafirët që marrin pjesë në samitin e kësaj jave të Grupit 20 (G20), Droupadi Murmu përmendet si “President i Bharat” në vend të “Presidentit të Indisë”.
Në të njëjtën ditë, një postim në Twitter nga një zëdhënës i lartë i Partisë Bharatiya Janata (BJP) në pushtet tha se Modi po merrte pjesë në një samit të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) në Indonezi si “kryeministër i Bharat”.
Në kushtetutën e tij, vendi më i populluar në botë njihet si India dhe Bharat. Hindustan (“vendi i hinduve” në urdu) është një fjalë tjetër për vendin.
Të tre emrat përdoren në mënyrë të ndërsjellë zyrtarisht dhe nga publiku.
Megjithatë, në mbarë botën, India është emri më i përdorur.
Pse ‘Bharat’ ka shkaktuar polemika?
Që kur u dorëzuan ftesat e G20, kritikët e qeverisë kanë akuzuar qeverinë e Modit dhe BJP-në e tij nacionaliste hindu se planifikojnë të ndryshojnë emrin në vetëm Bharat.
Emri është një term që gjendet në shkrimet e shenjta të shkruara rreth 2000 vjet më parë.
Ai i referohet një territori të paqartë, Bharatavarsa, i cili shtrihej përtej kufijve të sotëm të Indisë dhe mund të jetë shtrirë për të përfshirë atë që është sot Indonezia.
Kritikët thanë se emrat e rinj janë një përpjekje për të fshirë nga historia indiane Mughalët, të cilët ishin myslimanë dhe sunduan nënkontinentin për gati 300 vjet.
Për Roop Rekha Verma, profesor i filozofisë dhe ish-zëvendës kancelari i Universitetit Lucknow në shtetin verior të Uttar Pradesh, polemika i ka rrënjët në intolerancën e treguar nga qeveria e Modit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ukraina do të përfitojë nga asetet e ngrira ruse në vendet e BE-së – sa para në vit do të transferohen në Kiev?
Rruga e drejtë më e gjatë në botë dhe pa asnjë kthesë është 240 km: Ajo është e mërzitshme për tu vozitur dhe gjendet në Azi
Vuçiq: Amendamentet malazeze për rezolutën për Srebrenicën luajtën një rol shumë të ndyrë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251