Ka rreth një vit që përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovës i kanë shpeshtuar kritikat në drejtim të institucioneve të Kosovës, lidhur me fenomenet negative, si nepotizmi, korrupsioni apo për dukurinë, siç po quhet, të “kapjes së shtetit”.
Ata theksojnë se shtetet që Kosova i konsideron si mike, po e humbin durimin e tyre, duke potencuar se qytetarët e Kosovës nuk e meritojnë një trajtim të tillë nga të zgjedhurit e tyre, qoftë në nivelin qendror apo atë lokal.
Ambasadorë të akredituar në Kosovës kanë theksuar në disa raste se qytetarët e Kosovës meritojnë transparencë dhe llogaridhënie nga udhëheqësit dhe institucionet e vendit. Nisur nga këto kritika, tashmë të përditshme të përfaqësuesve ndërkombëtarë, njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë thonë se institucionet duhet të kritikohen, pasi që korrupsioni vazhdon të jetë i pranishëm në shumë mekanizma institucionalë, madje edhe në nivele të larta të qeverisjes.
Analisti Agron Bajrami, kryeredaktor i gazetës “Koha Ditore”, tha se shumë procese në Kosovës që nga shpallja e pavarësisë, nuk kanë shkuar siç duhet, dhe se sipas tij, dukuritë negative si korrupsioni dhe nepotizmi janë shumë evidente në vend.
“Më shumë se dhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë, në kohën kur Kosova do të duhej të dëshmonte se mund të jetë një shtet i qëndrueshëm, demokratik, ku sundon ligji, mendoj se është mbushur kupa edhe e perëndimorëve të cilët nuk e kuptojnë se si është e mundur të mos ketë asnjë lëvizje pozitive në gjithë këto vite në luftimin e këtyre fenomeneve, të cilat në esencën e vetë e dëmtojnë dhe e zhbëjnë shtetin e pavarur të krijuar në shkurt të vitit 2008”, tha Bajrami.
Punësimet partiake dhe jo mbi bazën e meritave, sipas ambasadave të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe ishin arsyeja kryesore pse përfaqësuesit e këtyre vendeve janë tërhequr nga bordet.
Së fundit, zyrtari nga Ambasada e Shtetet e Bashkuara është larguar nga bordi i Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës në Kosovë, duke konsideruar se në krye të këtij institucioni është një person i pakualifikuar.
“I pakualifikuari Naseri Shala vazhdon të qëndrojë në krye të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, duke minuar besimin e qytetarëve në përzgjedhjen me meritë në procesin e punësimit”, pati thënë ndër të tjera ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett.
Për emërimin e Naser Shalës, pati reaguar edhe Britania e Madhe, dhe ish-ambasadori i saj në Prishtinë, Ruairi O’Connell. Po ashtu, edhe ambasadori britanik ishte tërhequr nga bordi i kësaj agjencie.
Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, tha se kritikat e përfaqësuesve ndërkombëtarë në Kosovës, janë reale, pasi që Kosova kaloi dhjetë vjet që nga pavarësia dhe nuk ka ndryshuar, por se është thelluar në dukuritë negative, si korrupsion e nepotizmi.
“Faktori ndërkombëtar duke e parë këtë degradim të qeverisjes në Kosovë, në njëfarë mënyrë është vënë në pozitë që të mendojë (vlerësojë) nëse duhet apo jo të vazhdohet me përkrahjen dhe me investimet në Kosovë, pasi që ata nuk po i shohin gjërat duke përparuar apo ndryshuar. Me vetë faktin që tani në njëfarë mënyre kemi ardhur në një stad kur paraprakisht për pozita shumë të rëndësishme dihet se kush do të pranohet dhe për kënd shpallet konkursi, atëherë sigurisht që kjo është brengë si për faktorin ndërkombëtar, ashtu edhe për qytetarët e Kosovës, të cilët nuk mund të pranohen në punë pa pasur lidhje me ndonjë parti politike”, tha Miftaraj.
Ai konsideron se partneriteti i ndërkombëtarëve me Kosovën deri më tash nuk ka qenë në nivel të dobët, por zhvillimet e fundit mund të ndikojnë në të ardhmen.
“Me ndodhitë e fundit sigurisht që edhe qasja e faktorit ndërkombëtar do të ndryshojë, e kjo zakonisht bëhet përmes raporteve vjetore që bëhen për Kosovën. Ne mendojmë si Institut i Kosovës për Drejtësi se në këtë vit, Raporti i Progresit për herë të parë do ta përmendë Kosovën se është shtet i kapur, që do të jetë një barrë shumë e madhe për Kosovën dhe integrimin evropian”, tha Miftaraj.
Ndërkaq, Agron Bajrami, konsideron se kritikat e ndërkombëtarëve në Kosovë, janë një thirrje për qytetarët që të jenë më pro-aktiv në proceset demokratike për të ndryshuar gjendjen në vend.
“Besoj se këto deklarata janë në fakt mesazhe për qytetarët, për votuesit, për shoqërinë, për institucionet e shoqërisë civile që të shtojnë përpjekjet për të luftuar këto fenomene sepse është e qartë që institucionet e vendit, duke përfshirë edhe ato të sundimit të ligjit, nuk po e bëjnë këtë punë”, tha Bajrami.
Zyrtarët ndërkombëtarë në Kosovë, herë pas herë, për procese të ndryshme kanë kritikuar institucionet. Ambasadori amerikan Kosnett në deklarimet e tij në rrjetet sociale pati hedhur dyshime edhe mbi përzgjedhjen e kandidatëve në postet diplomatike, të karrierës dhe jo të karrierës, duke pyetur: “Ministria e Punëve të Jashtme, a është duke i ndjekur procedurat për përzgjedhjen (e kandidatëve) bazuar në konkurrencë dhe merita?”./rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime rutinë në veri

Në Klinikën “8 Shtatori” vazhdon trajtimi i të lënduarve në tragjedinë e rëndë në Koçan

Aleanca ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, Kuçi: Po na jepet mundësia të afrohemi me shumë me NATO-n

Haziri reagon ndaj deklaratës së Avdullah Hotit: LDK është e anëtarësisë, jo e funksionarëve

Varroset babai i ish-presidentit Thaçi, i cili dërgon kurorë lulesh me një mbishkrim prekës

Arrestohet kryeshefi i KRU "Gjakova" - Prokuroria Speciale tregon se çfarë konfiskoi në shtëpinë dhe zyrën e tij

Avokati i Thaçit sqaron: Kërkesa për pjesëmarrje në varrim është dorëzuar të hënën, por ai nuk do të marrë pjesë

Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Balenat 45 tonëshe “mbrojnë” zhytësin nga peshkaqeni, pamjet bëhen virale

“Më arrestuan”, Anisa Veseli rrëfen detajet e përballjes me pronaren e klinikës që e mashtroi për të trajtuar sëmundjen e saj

Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

“Unë nuk flas në kamera me të e t’i them më fal” - Egli ‘sulmon’ Gjestin për ish-partneren