LAJMI I FUNDIT:

A po bëhet Facebooku-u dhe Instagrami me pagesë?

A po bëhet Facebooku-u dhe Instagrami me pagesë?

Duke filluar nga ky muaj, Meta do të ofrojë një opsion abonimi me pagesë pa reklama për përdoruesit e Instagram dhe Facebook në vendet e BE-së, Zonës Ekonomike Evropiane dhe në Zvicër. Ky opsion abonimi pa pagesë do të jetë veçmas opsionit pa pagesë por me reklama.

Nëse njerëzit abonohen në këto dy platforma, informacioni i tyre nuk do të përdoret për reklama, transmeton Telegrafi.


“Për të qenë në përputhje me rregulloret evropiane në zhvillim, ne po prezantojmë një opsion të ri abonimi në BE, Zonën Ekonomike Evropiane dhe Zvicër. Në nëntor, ne do t’u ofrojmë njerëzve që përdorin Facebook ose Instagram në këto rajone zgjedhjen për të vazhduar përdorimin e këtyre shërbimeve të personalizuara falas me reklama, ose do të abonohen për të mos parë reklama”, ka njoftuar Meta.

Sipas njoftimit, përdoruesit në këto vende do të mund të abonohen me një tarifë për të përdorur dy platformat pa reklama.

Në varësi të vendit ku paguani, tarifa do të kushtojë 9.99 euro në muaj përmes uebit ose 12.99 euro në muaj në iOS ose Android.

“Abonimi do të zbatohet për të gjitha llogaritë e lidhura në Facebook dhe Instagram në Qendrën e Llogarive (Accounts Center) të një përdoruesi”.

Deri më 1 mars, 2024 abonimi fillestar do të mbulojë të gjitha llogaritë e lidhura në Qendrën e Llogarive të një përdoruesi.

Megjithatë, duke filluar nga 1 marsi 2024, do të paguani një tarifë shtesë prej 6 eurove në muaj në ueb dhe 8 euro në muaj në iOS dhe Android për secilën llogari shtesë, të shtuar në Qendrën e Llogarive të një përdoruesi. Kjo vjen për përdoruesit e abonimit me pagesë pa reklama.

Përdorimi pa pagesë do të vazhdojë për dy platformat për të gjithë ata që nuk duan të paguajnë për abonim pa reklama. /Telegrafi/