Nga: Rose Luckin / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com
Edukimi godet në zemër të asaj që neve na bën njerëz. E nxit kapacitetin intelektual dhe përparimin e kombeve. I ka zhvilluar mendjet që na çuan në Hënë dhe i zhduki sëmundjet që më parë ishin të pashërueshme. Dhe, statusi i veçantë i edukimit është arsyeja se pse mjetet gjeneruese të AI-së [të inteligjencës artificiale], si ChatGPT, ka të ngjarë ta çrregullojë thellësisht këtë sektor. Ky nuk është reflektim i inteligjencës së tyre, por i dështimit tonë për t’i ndërtuar sistemet arsimore që zhvillojnë dhe vlerësojnë inteligjencën tonë unike njerëzore.
Mashtrohemi nëse besojmë se këto mjete të AI-së janë shumë më inteligjente sesa që janë në të vërtetë ato. Një mjet, si ChatGPT, nuk i ka aftësitë e kuptimit apo të diturisë. Thjesht i grumbullon copat e fjalive, duke u bazuar në probabilitetet statistikore, për të krijuar tekste të dobishme. Është asistent shumë i dobishëm.
Por, nuk është i ditur, apo i mençur. Nuk e ka asnjë koncept se si ndonjëra nga fjalët që krijon ka lidhje me botën reale. Fakti që mund të japë kaq shumë forma të vlerësimit, thjesht e pasqyron faktin se ato vlerësime nuk janë krijuar për të testuar njohuritë dhe kuptimin, por për të testuar nëse njerëzit e kanë mbledhur dhe e kanë mësuar përmendësh informacion.
AI-ja mund të jetë një forcë e jashtëzakonshme e mirë brenda edukimit. Mund t’i lirojë mësuesit nga detyrat administrative, duke ua dhënë atyre mundësinë më të madhe për ta kaluar kohën me nxënësit. Megjithatë, ne për mjerim jemi të pajisur për të përfituar nga AI-ja që tashmë po e vërshon tregun. Nuk ka pse të jetë kështu. Ka ende kohë për t’u përgatitur, por duhet të veprojmë shpejt dhe me mençuri.
AI-ja është përdorur në edukim për më shumë se një dekadë. Sistemet e fuqizuara nga AI-ja, si Carnegie Learning ose Aleks, mund t’i analizojnë përgjigjet e studentëve për pyetjet dhe t’i përshtatin materialet mësimore për t’i përmbushur nevojat e tyre individuale. Mjetet e AI-së, si TeachFX dhe Edthena, gjithashtu mund ta përmirësojnë trajnimin dhe përkrahjen për mësuesit. Për t’i korrur përfitimet nga këto teknologji, duhet t’i hartojmë mënyrat efektive për ta përhapur AI-në në të gjithë sistemin arsimor dhe që ta rregullojmë atë siç duhet.
Të jesh përpara inteligjencës artificiale do të thotë të rimendosh rrënjësisht se për çfarë shërben edukimi dhe çfarë do të thotë suksesi. Inteligjenca njerëzore është më mbresëlënëse se çdo sistem i AI-së që shohim sot. Ne e zotërojmë një inteligjencë të pasur dhe të larmishme, shumica e së cilës nuk njihet nga sistemi ynë aktual arsimor.
Ne jemi të aftë për mendim të sofistikuar dhe të nivelit të lartë, megjithatë kurrikula shkollore, veçanërisht në Angli, ka një qasje të ngurtë ndaj mësimit, duke i dhënë përparësi mbajtjes mend të fakteve – në vend të të menduarit krijues. Nxënësit shpërblehen për të mësuar përmendësh dhe jo për mendimin kritik. Për shembull, merreni planprogramin e gjuhës angleze që kërkon nga nxënësit t’i mësojnë citatet dhe rregullat e gramatikës. Kjo punë që kërkon shumë kohë, i shtynë nxënësit t’i analizojnë faktet – në vend që t’i interpretojnë tekstet ose të mendojnë në mënyrë kritike për gjuhën.
Sistemi ynë arsimor duhet t’i njohë aspektet unike të inteligjencës njerëzore. Në shkollë kjo do të nënkuptonte përqendrim në trajnimin e aftësive të të menduarit të nivelit të lartë, si dhe hartimin e një sistemi për ta shtuar inteligjencën tonë. Shkrim-leximi dhe llogaritja mbeten bazike, por tani duhet ta shtojmë shkrim-leximin e AI-së. Lëndët tradicionale, si historia, shkenca dhe gjeografia, duhet të bëhen kontekst përmes të cilit zhvillohet mendimi kritik, rritja e krijimtarisë dhe zotërimi i njohurive. Në vend që t’i mësojmë nxënësit vetëm se si të mbledhin dhe sesi ta mësojnë përmendësh informacionin, duhet ta vlerësojmë aftësinë e tyre për t’i interpretuar faktet dhe për t’i peshuar provat për ta bërë një argument origjinal.
Nuk është opsion dështimi për të ndryshuar. Këto teknologji tashmë janë këtu dhe ne kemi nevojë që njerëzit të shkëlqejnë në atë që AI-ja nuk mund ta bëjë, kështu që çdo automatizim i vendit të punës e plotëson dhe e pasuron jetën dhe inteligjencën tonë.
Kjo duhet të jetë mundësi e mahnitshme, për ta përdorur AI-në për t’u bërë shumë më e zgjuar, por ne duhet të sigurohemi se AI-ja neve do të na shërbejë, jo anasjelltas. Kjo do të thotë të përballesh me urgjencat e kompanive të mëdha të teknologjisë që drejtohen nga fitimi dhe nga marifetet iluzioniste që dirigjohen nga Lugina e Silikonit [Silicon Valley]. Kjo gjithashtu do të nënkuptojë shqyrtimin e kujdesshëm të llojeve të detyrave që ne jemi të gatshëm t’i bartim tek AI-ja.
Disa aspekte të veprimtarisë sonë intelektuale mund të jenë të domosdoshme, por shumë nga to nuk janë. Teksa Lugina e Silikonit sjell marifetin e vet të ardhshëm magjik, ne duhet të përgatitemi për të mbrojtur atë që e kemi të shtrenjtë – për veten tonë dhe për brezat e ardhshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët