Zikaltrit fituan një penalti në minutën e 17-të pas një prekjeje të topit me dorë brenda në zonë, ndërsa Diego Milito shënoi golin e avantazhit.

Andrea Ranocchia dërgoi një top në drejtim të Antonio Cassanos dhe sulmuesi italian e dyfishoi epërsinë (34’).


Një gol i shënuar nga Romulo (40’) i ktheu mysafirët në lojë, mirëpo në gjysmën e dytë ata nuk arritën të ndryshonin asgjë.

Për më keq, Gonzalo Rodriguez u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 62-të.

Interi aktualisht zë pozitën e tretë në tabelë me 12 pikë, katër më pakë se liderët Juventus e Napoli. /Telegrafi/

telegrafi sport app