LAJMI I FUNDIT:

Plotësimi i fjalëkryqeve jua bën trurin më të mprehtë, por nuk i parandalon sëmundjet mendore

Plotësimi i fjalëkryqeve jua bën trurin më të mprehtë, por nuk i parandalon sëmundjet mendore

Zgjidhja e fjalëkryqeve apo enigmave Sudoku përgjatë jetës ndoshta nuk jua ngadalëson plakjen mendore, por këto aktivitete vërtet se e përmirësojnë aftësinë mendore në atë mënyrë që kur truri fillon të përkeqësohet, e fillon këtë proces nga një pikë më e lartë e aftësive kognitive.

Ekspertët për një kohë të gjatë kanë besuar në teorinë neurologjike “përdore ose humbe” – e cila sugjeron se njerëzit ë kanë puna komplekse ose zgjidhin enigma intelektuale që e ngacmojnë trurin janë të mbrojtur nga përkeqësimet mendore që vijnë me moshën, transmeton Telegrafi.

Ata kanë besuar se ushtrimi i trurit përgjatë tërë jetës e zvogëlon shpejtësinë me të cilën truri përkeqësohet në moshë të shtyrë.

Por tani, shkencëtarët nga universiteti Aberdeen thonë se kjo nuk është e vërtetë.

Pas eksperimenteve me qindra persona për 15 vjet, të cilëve ua kishin testuar aftësitë mendore përgjatë kësaj periudhe, shkencëtarët kanë zbuluar se ata që ishin angazhuar në aktivitete stimuluese për trurin kishin pasur një aftësi më të lartë mendore në fillim të studimit – por nuk ka pasur dallim në shpejtësinë se sa shpejt është përkeqësuar truri përgjatë 15 vjetëve të ardhshme.

Pra, shkencëtarët, duke shkruar për ‘British Medical Journal’, kanë thënë se këto rezultate tregojnë se aktivitetet e tilla nuk e parandalojnë përkeqësimin e trurit, por thjesht e caktojnë një pikë më të lartë nga e cila truri fillon të përkeqësohet. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori