Kompania Kosovare për Furnizim dhe Distribuim të Energjisë Elektrike, KEDS, ka vendosur rrjet të ri elektrik në fshatin Pllavë të Dragashit.
Një pjesë e këtij rrjeti është vendosur nën tokë.
KEDS, në këtë lokacion ka instaluar gjithsej 82 shtylla të betonit, prej të cilave 21 janë për tension të mesëm dhe 61 për tension të ulët.
Po ashtu, është vendosur një transformator me fuqi 160 kVA si dhe rreth 3.5 kilometra kabëll. Afër 1 kilometër e kabllës për tension të mesëm është vendosur nën tokë.
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë se nga investimi i radhës i kompanisë kanë përfituar rreth 70 shtëpi të kësaj zone.
“Ky projekt është i rëndësishëm sepse kemi zëvendësuar numër të madh të shtyllave elektrike. Kjo e shton sigurinë për banorët e asaj ane meqë shtyllat e kaluara kanë qenë të vjetra e të dëmtuara, si dhe në të njëjtën kohë kemi shtuar cilësinë e furnizimit me energji elektrike”, ka thënë ai.
“Po ashtu, një pjesë e rrjetit të ri është futur nën tokë, që e shton tutje cilësinë e furnizimit me energji”, ka shtuar Buzhala.
Plani Zhvillimor i Rrjetit të Shpërndarjes është një master plan i KEDS-it që parasheh investimin e 300 milionë eurove në rrjetin shpërndarës elektrik të Kosovës deri në vitin 2025.
Përmes këtij master plani, KEDS mëton të rinovojë rrjetin elektrik dhe ta bëjë atë të ngjashëm me rrjetet elektrike të shteteve të zhvilluara evropiane. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGoBau – Kositëse bari
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
KEDS: Elektroseveri ka filluar t’i vendosë njehsorët e rrymës në veri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre