LAJMI I FUNDIT:

Pllana: Numri i vogël i rasteve me COVID-19, qytetarët të vazhdojnë respektimin e rekomandimeve të IKSHPK-së

Pllana: Numri i vogël i rasteve me COVID-19, qytetarët të vazhdojnë respektimin e rekomandimeve të IKSHPK-së

Donjeta Pllana Hajdari, mikrobiologe në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike ka treguar se numri i vogël i rasteve të fundit të konfirmuara me COVID-19 është lajm i mirë, ndërsa ftoi qytetarët që të vazhdojnë t’i ndjekin rekomandimet e IKSHP-së.

Ajo theksoi se nëse qytetarët vazhdojnë t’i respektojnë rekomandimet atëherë numri i rasteve do të jetë gjithnjë në rënie.


“Tash qëndrojmë mirë, numri i vogël i rasteve të fundit të konfirmuara në laborator na jep lajme të mira. Por duhet të ndjekim rregullat e institutit që ta mbajmë këtë numër të ulët. Por nëse nuk i referohemi rregullave mund të kontribuojmë në zhvillimin e këtij virusi”, ka thënë Pllana-Hajdari.

Sipas saj, numri i testeve që bëhet brenda një dite vendoset nga departamenti i epidemiologjisë, ndërsa mikrobiologët punojmë në diagnostikimin e rasteve, përcjell Telegrafi.

“Testet që ne punojmë është real time PCR, të cilat punohen në shtetet të ndryshme, e cila kërkon ndjekjen e protokolleve të caktuara. Duhet të punohet gjithmonë duke bërë dhe vlerësimin e rrezikut për këtë virus me metoda dhe pajisje mbrojtëse, në mënyrë që të ruajmë mostrën dhe veten. Teste ka dhe gjithmonë kemi pasur. Varësisht nga epidemiologët dhe preferencave të tyre ne i testojmë, dhe të gjitha mostrat që na vijnë nga QKUK dhe nga qendrat tjera. Kemi pasur punë dhe vazhdojmë të kemi”, ka thënë ndër të tjera Donjeta Pllana Hajdari. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori