LAJMI I FUNDIT:

Pllaka për gjashtë shtëpi, që kanë shërbyer si baza të LKÇK-së

Pllaka për gjashtë shtëpi, që kanë shërbyer si baza të LKÇK-së

Kreu i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka treguar se nesër do të vendosen gjashtë pllaka nëpër shtëpi të ndryshme në Prishtinë, që kanë shërbyer si baza të Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK) dhe baza ku kanë qëndruar dëshmorët e kombit Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani.

Në njoftimin për aktivitetin e nesërm është dhënë edhe një historik i shkurtër për LKÇK-në, si organizatë e themeluar në mars të vitit 1993.

LKÇK Ka qenë një organizatë politiko-ushtarake, e cila është përpjekur për çlirimin dhe bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të vetëm.


Që nga fillimi, kjo organizatë ka punuar në përgatitjen, organizimin dhe zhvillimin e luftës së armatosur deri në kryengritje të përgjithshme. Në funksion të përgatitjes morale dhe mobilizim të qytetarëve, LKÇK-ja ka nxjerrë në ilegalitet dhe gjatë luftës organin e saj qendror, gazetën “Çlirimi”.

Në maj të vitit 1998 LKÇK ka lidhur marrëveshje me Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së për bashkimin e forcave të armatosura për luftë kundër pushtuesve serbë, maqedonas e malazezë.

Detajet e aktivitetit janë në listën e mëposhtme, vetëm se një gabim është përvjedhur në materialin e parë, aktiviteti i parë tek rruga “Avni Rrustemi” nuk është përmbi kishën katolike, por përmbi kishën ortodokse.

lkck

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori