Gjatë ditës së sotme, Prishtina ka pranuar një letër nga Komisioni i Grave të FFK-së, ku shkruhej se nuk mund të luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndeshjet e programuara për muajin tetor dhe për këtë ka reaguar klubi dhe tifozët prishtinas ‘Plisat’.

“Ndalimi i zhvillimit të ndeshjeve të FC Prishtinës gjatë muajit tetor 2022”, shkruhej në letrën që i është dërguar klubit prishtinas, me të cilën këta të fundit nuk janë pajtuar aspak, duke thënë që shkresa e dërguar nga FFK është qesharake.


Prishtina ka njoftuar se këto ndeshje do t’i luajë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

309228147 10160720696803538 6749008763258252290 n

Pas klubit kanë reaguar edhe tifozët ‘Plisat’, duke thënë se këtë herë nuk lejojnë që të largohen nga stadiumi që është i tyre.

“Jeni mësuar qe disa herë Prishtinën me e dërgu nëpër vende tjera, por këtë herë nuk do të lejojmë një gjë të tillë, nuk është dashur të ndodhë as herërat e kalume, por këtë herë çdo lojë e Prishtinës do të zhvillohet brenda stadionit të Prishtinës - aty ku i përket e aty ku e ka vendin!”.

“Për çdo vendim tjetër, pasojat do i bartni ju vet! Prishtinë, të dielën krejt bashkë takohemi në jug në stadion aty ku është vendi!”, thuhet në njoftimin e Plisave.

Prishtina të dielën pritet të luajë me Trepçën ’89. /Telegrafi/

telegrafi sport app