LAJMI I FUNDIT:

Plenumi i mësimdhënësve të Maqedonisë kërkon verifikimin e statutit të SASHK

Plenumi i mësimdhënësve të Maqedonisë kërkon verifikimin e statutit të SASHK

Plenumi i mësimdhënësve, i cili numëron rreth tre mijë anëtarë, nesër do të dorëzojë nismë për të vlerësuar kushtetueshmërinë e dy neneve të statutit të Sindikatës për arsim, dhkencë dhe kulturë (SASHK), përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Fshehtësia dhe jotransparenca krijojnë mosbesim. Në SASHK asnjë anëtar nuk e di se sa janë shpenzimet për pagat e personave udhëheqës, as për përfaqësim ose shpenzimet tjera. Përveç kësaj, mënyra në të cilën SASHK e menaxhoi grevën e fundit, para rreth dy vitesh, vetëm se e rriti mosbesimin te anëtarësia, pas çka vijuan shumë nddërprerje të anëtarësive. Asnjë anëtar përveç tre anëtarëve të Kryesisë mbikëqyrëse dhe tre zëvendësve të tyre nuk e di sa shpenzon SASHK për pagat e kryetarit Jakim Nedellkov dhe Dojçin Cvetanov, kryetar nderi i SASHK. Anëtarët nuk dinë as për atë se sa shpenzohet për dreka zyrtare dhe nevoja tjera”, thuhet në kumtesën e Plenumit.


Nga Plenumi thonë se njëri nga nenet e dyshimta me të cilin është bërë ndryshim i statutit të SASHK është ai në të cilin thuhet se qëndrimi jashtë SASHK mund të zgjasë më së shumti tre vite nga dorëzimi i kërkesës për ndërprerje të anëtarësisë./Telegrafi/