LAJMI I FUNDIT:

Plenumi i arsimtarëve në Maqedoni kundër rritjes së pagave për pesë për qind

Plenumi i arsimtarëve në Maqedoni kundër rritjes së pagave për pesë për qind

Plenumi i arsimtarëve shpreh pakënaqësi në lidhje me paralajmërimet për rritjen e rrogave për mësuesit për 5 për qind, që duhej të ndodhte në shtatorin e këtij viti, ashtu siç njoftoi ministri i Financave në prezantimin e propozim-buxhetit për vitin 2018.

“Rrogat e mësuesve për arsmitarët në Maqedoni janë nga më të ulëtat në rajon. Përveç kësaj, mësimdhënësit nuk marrin përfitime për punën e tyre jashtë orarit, që shpesh ndodh gjatë fundjavës dhe kështu rritja prej 5% nuk do të kontribuojë në motivim më të madh të mësuesve dhe kështu përmirësimi i procesit mësimor nuk do të përmirësojë standardin e jetesës së mësuesve”, thuhet në njoftimin e Plenumit të arsimtarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ata më tej në letër theksojnë edhe një vërejtje në lidhje me harxhimet e rrugës dhe shtesat tjera.

“Për dallim nga të administratorët e privilegjuar të cilët marrin shtesa mujore për harxhimet e rrugës, një pjesë e tyre shuma astronomike, këto harxhime prej vitit 2010 për arsimtarët janë vendosur në pagën bruto dhe me këtë arsimtarët (sidomos ata të cilët udhëtojnë me kilometra për në vendin e punës) janë të diskriminuar”, thonë arsimtarët.

Plenumi i arsimtarëve pret nga Qeveria shpjegim pse nuk zbatohen nenet 35, 36 dhe 37 nga marrëveshja kolektive e nënshkruar më 2 dhjetor në vitin 2008.

Plenumi studentor në fund të letrës theksojnë se në shenjë proteste për pagat e ulëta të tyre, ata refzojnë rritjen prej 5 për qind./Telegrafi/