LAJMI I FUNDIT:

PLD: Urgjentisht të vendoset operatori i tretë celular

PLD: Urgjentisht të vendoset operatori i tretë celular

Maqedonia është vend i vetëm në rajon e më gjerë i cili ka mbetur vetëm me dy operatorë celularë, transmeton Telegrafi Maqedoni

“Kjo nuk guxonte të lejohet” – porosisin nga Partia Liberal Demokratike dhe kërkojnë nga Agjencia për komunikime elektronike,  urgjentisht të mundësohet hyrje në treg edhe për një operator të tretë celular.


Nga Agjencia për komunikime elektronike javës që kaloi informuan se çmimet në telefoninë celulare janë në rritje dhe se kërkohet hyrja e operatorit të tretë celular në Maqedoni./Telegrafi/