LAJMI I FUNDIT:

PLD: Të tërhiqet projekti për park në komunën e Aerodromit

PLD: Të tërhiqet projekti për park në komunën e Aerodromit

Partia Liberal-Demokratike (PLD) ka kritikuar ashpër qëllimin e pushtetit që në lagjen Aerodrom të ndërtojë një park me paratë e kompanisë shtetërore Elektranat e Maqedonisë (ELEM), me një vlerë prej 15 milion euro, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo parti thotë se është e papranueshme që të harxhohen miliona euro për parqe, liqene artificiale, për majmunë e pallua, kur dihet se vendi është në një krizë të rëndë politike, ekonomike dhe shoqërore.


Prandaj, PLD apelon që të ndërpritet tentimi për të gjetur një zbatues projekti dhe të ndërpritet i njëjti, duke këkruar që ELEM-i të investojë në burimet e ripërtëritshme për energji dhe në uljen e ndotjes së ajrit, nëse vërtet dëshiron që të kontribojë për vendin./Telegrafi/