Stuhia e erës dhe shiu ka përfshirë tashmë të gjithë territorin e Shqipërisë, duke boshatisur plazhet dhe duke shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve. Të shtunën do të mbajë mot me vranësira dhe do të ketë erë të fortë dhe dallge deti, kurse të dielën do të ketë më shumë diell.
Meteorologia Laida Poria thotë se më problematike do të jetë era, ku stuhitë do të jenë prezente pothuajse në të gjithë territorin.
Nga reshjet, më problematike do të jetë zona jugore dhe juglindja e vendit, ku do të ketë stuhi breshëri dhe stuhi të forta ere. Duhet pasur kujdes gjatë natës, sidomos në zonat përgjatë luginës së Drinit, ku era do të fryjë deri në 65 km/orë.
Po ashtu, gjithë vija bregdetare dhe bregdeti i jugut do të ketë një erë relativisht të lartë, duke bërë që të ketë një det të trazuar.
Të shtunën do të kemi erë të fortë, dallgëzim të lartë në brigjet detare. Do të ketë vranësira të lehta, nuk priten reshje shiu.
Dita e diel përmirëson dukshëm motin, do të ketë më shumë diell, vranësira të pakta, reshje të izoluara në veri të vendit.
Por sa i përket temperaturave, do të jetë një fundjavë relativisht e freskët, me temperatura deri në 31 gradë Celsius, krahasuar me fundjavën e kaluar ku temperaturat shkuan në 41 gradë Celsius.
Reshjet e dendura të shiut, të cilat kanë filluar këtë paradite, kanë larguar pushuesit vendas dhe turistët e huaj nga plazhi i Vlorës. Të gjitha plazhet e qytetit janë boshatisur nga pushuesit dhe turistët të cilët si rrjedhojë e shiut janë larguar me shpejtësi. Pronarët e plazheve kanë zgjedhur që çadrat dhe shezlongët t’i mbyllin dhe t’i sigurojnë nga era bregdetare, e cila vijon prej disa orësh në bregdet.
Në rrugët e qytetit të Vlorës, sidomos në Lungomare, aktualisht ka trafik të rënduar.
Reshjet e dendura të shiut në Elbasan kanë filluar të shkaktojnë problemet e para në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Rënia e gurëve nga shpati i malit ka vështirësuar qarkullimin tek vendi i quajtur “Kthesat e Murrashit”. Stuhia e fortë ka shkaktuar probleme në energjinë elektrike, duke u ndërprerë në disa zona të Elbasanit.
Stuhia e erës ka pushtuar edhe plazhin e Divjakës. Rëra ka mbuluar hapësirën e gjerë duke bërë të pamundur qëndrimin e turistëve në plazh. Pushuesit janë larguar menjëherë nga plazhi, pasi stuhia ka ngritur çadrat dhe shezlongët.
Një pamje aspak e zakontë është sot në bregdetin e Durrësit, ku plazhet e Adriatikut dhe shëtitorja bregdetare “Taulantia” janë braktisur nga pushuesit.
Përkeqësimi i kushteve atmosferike i ka larguar pushuesit nga vija bregdetare, ndërsa gjiri i Durrësit është përfshirë nga moti i paqëndrueshëm, i karakterizuar nga vranësirat, erë dhe reshje shiu të herë pas hershme.
Përkeqësimi i kushteve atmosferike në Lezhë i ka larguar pushuesit nga bregdeti, por pjesa më e madhe kanë preferuar të mos largohen, duke qëndruar në hotelet ku janë akomoduar.
Në akset rrugore qarkullimi vijon normalisht pa krijuar trafik të rënduar. Deri më tani nuk paraqiten probleme të paktën me përmbytje, sidomos në zonën bregdetare. /tch/
Për të parë video kronikat nga moti i ligë në bregdetin shqiptar klikoni KËTU dhe KËTU
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët