LAJMI I FUNDIT:

Playstation Now vjen edhe në Windows!

Playstation Now vjen edhe në Windows!

Adhuruesit e lojërave së shpejti mund të qasen në PlayStation Now përmes kompjuterëve të tyre që bazohen në Windows PC.

Kjo lëvizje nga kompania duket si tentativë për të marrë më shumë të hyra duke krijuar shërbime tërheqëse për fanatikët e lojërave.


Me lansimin e këtij shërbimi, lojëtarët mund të luajnë lojërat e PlayStation përmes kompjuterit të tyre.

Sony e ka konfirmuar planin e ri përmes blogut të saj PlayStation Blog, duke shtuar se lansimi së pari do të ndodh në Amerikën Veriore dhe disa pjesë të Evropës.

“Aplikacioni për PC do të sjell më shumë lojëtar në botën e PlayStation Now që përmban mbi 400 lojëra të ndryshme,” thuhet në blogun e kompanisë.