LAJMI I FUNDIT:

Planifikoni të udhëtoni me aeroplan? Në cilën pjesë të aeroplanit turbulencat ndihen më pak

Planifikoni të udhëtoni me aeroplan? Në cilën pjesë të aeroplanit turbulencat ndihen më pak

“Dama dhe zotërinj, lidhni rripat”. Disa udhëtarëve në komunikacionin ajror tashmë kjo fjali u është e mjaftueshme që të ndien bezdi…

Turbulencat ajrore nuk janë të këndshme, posaçërisht jo për ata që kanë frikë nga udhëtimi me aeroplan apo kanë lukth të ndjeshëm.

Mirëpo nuk dridhet çdo pjesë e aeroplanit njësoj kur hyn në vorbull ajrore.

Ku është më mirë të uleni për të ndier turbulencat sa më pak që të jetë e mundshme?

“Në të vërtetë, më së paku do të ndieni dridhjet në mesin e aeroplanit”, shpjegon profesori Andreas Strohmayer, nga instituti i aviacionit të Universitetit të Shtutgartit, transmeton Telegrafi.

Aeroplani më së paku luhatet në vendin ku bashkohen krahët me trupin. Prandaj, udhëtarët të cilët ndodhen afër mesit të aeroplanit më së paku e ndiejnë edhe ndërrimin e drejtimit të fluturakes.

Ndërkaq, pjesa më e papërshtatshme e aeroplanit është pjesa e pasme.

Kur piloti drejton stabilizatorët vertikalë apo me timon, udhëtari në bisht të aeroplanit këtë mund ta ndiejë sikur dikush e tërheq prapa nga ulësja, ndërkaq me rastin e turbulencave i duket sikur dikush e shtyn.

Vendi në bisht të aeroplanit nuk është ideal as me rastin e ngritjes së aeroplanit”.

Kur aeroplani ngrihet, udhëtarët nga fundi kanë ndjenjën sikur bien në ashensor”, thotë Strohmayer. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Sa herë në javë duhet të bëni seks për të qenë të lumtur?

Sa herë në javë duhet të bëni seks për të qenë të lumtur?

Intimitet dhe Pasion
Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

A e dini se...
Peshorja: Horoskopi vjetor për 2024

Peshorja: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Kalo në kategori