Siç njofton korrespondenti i MIA-s, tre paragrafe nga pika e 13-të e këtij plani të cilat lidhen me menaxhimin e kufijve, drejtpërdrejt ndërlidhen me Maqedoninë, të cilën në këtë mini-Samit në Bruksel e prezentoi presidenti Gjorge Ivanov.

Këto paragrafe kyçe parashikojnë: zbatimin urgjent të masave bilaterale për ndërtimin e besimit, veçanërisht në përforcimin e bashkëpunimit kufitar midis Greqisë dhe Maqedonisë. Më pas, Greqia, Maqedonia dhe Shqipëria ta përforcojnë kontrollin e kufirit të jashtëm tokësor, me ç'rast Fronteksi duhet t'i ndihmojë Greqisë në regjistrimin e refugjatëve dhe emigrantëve të cilët akoma nuk janë regjistruar në vend. Në këtë pjesë është fshirë prania e Fronteksit në kufirin me Maqedonisë, për shkak të refuzimit të Greqisë. Dhe pika e fundit që lidhet me vendin tonë është "përkushtimi i përforcuar i UNHCR-it në kufirin midis Greqisë dhe Maqedonisë".


Në Samitin i cili zyrtarisht filloi dje në orën 16, ndërsa ekipet punuese tashmë "i hekurosën dallimet" përfundoi rreth orës një me ndryshime serioze në pikat e planit të Junkerit dhe Merkelit.

Megjithatë, ajo që është e rëndësishme është se Republika e Maqedonisë, të cilën e prezentoi presidenti Ivanov për herë të parë në mënyrë të barabartë ishte në tryezë me vendet më të mëdha evropiane dhe në mënyrë të barabartë mori pjesë për fatin e saj evropian, këtë radhë me rastin e problemit me emigrantët. Maqedonia nuk ishte vendi i vetëm në këtë mbledhje të quajtur mini-Samit në Bruksel, që nuk është përfaqësuar në nivel kryeministri. Kësht Holanda është prezantuar nga ministri i Integrimit Klaas Dejkhof, Lukemburgu nga ministri i Punëve të Jashtme, Zhan Aselborn, ndërsa Rumania, si edhe Maqedonia është prezantuar nga presidenti, Klaus Johanis.

Angela Merkel (Gjermani), Bojko Borisov (Bullgari), Aleksis Cipras (Greqi), Zoran Milanoviq (Kroaci), Viktor Orban (Hungari), Vermer Fajman (Austri), Miro Cerar (Sllovenia) Edi Rama (Shqipëri) dhe Aleksandar Vuçiq (Serbi) janë kryeministrat e pranishëm në këtë mini-Samit, në të cilin gjithashtu marrin pjesë treshja e krerëve të Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian dhe Këshillit të Evropës: Martin Shulc, Zhan Klod Junker dhe Donald Tusk. Këtu janë edhe Antonio Gutierez, i cili është përfaqësues i lartë për refugjatë në UNHCR, Fabris Legeri (Fronteks) dhe Robert Viser (Zyra evropiane për mbështetje të azilit - EACO).

Ndryshe, në konstatimin e fundit të këtij mini-Samiti, në preambulën e tij fillimisht theksohet se "ky fluks deri më tani i paparë i refugjatëve dhe migrantëve përgjatë marshutës së Ballkanit Perëndimor është sfidë që nuk mund të zgjidhet përmes aksioneve kombëtare".

"Vetëm një qasje e caktuar, kolektive tejkufitare, e bazuar në bashkëpunimin pragmatik mes autoriteteve nacionale, rajonale dhe lokale mund të korrë sukses. Vendet e prekura nga kjo krizë duhet të flasin dhe të bisedojnë për atë me njëra tjetrën. Fqinjët duhet të punojnë së bashku për marshutën si edhe me vende si Turqia, nikoqire e numrit më të madh të refugjatëve. Kjo është mënyra e vetme që të kthehet stabiliteti në menaxhimin me migracionin në rajon dhe në ngadalësimin e fluksit.

Më tej, vlerësohet se të gjitha vendet kanë përgjegjësi dhe obligim nën të drejtën ndërkombëtare dhe para së gjithash në lidhje me Konventën e Gjenevës dhe vendet anëtare të BE-së duhet tërësisht ta respektojnë të drejtën e BE-së dhe se këto obligime duhet të respektohen. Kërkohet refugjatët të trajtohen në mënyrë humane në marshutën e Ballkanit Perëndimor që të shmanget tragjedia humanitare në Evropë, ndërsa emigrantët të cilët nuk kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare duhet sa më parë të kthehen në vendet prej nga vijnë.

Në konkluzionet konkrete, duke theksuar se Komisioni Evropian, Komisariati i lartë për refugjatë i KB-së (UNHCR), Fronteks dhe Zyra evropiane për mbështetje për azilit - EASO) në pajtim me mandatet e tyre që t'i mbështesin liderët në zbatimin e shpejtë, përmenden masat e ardhshme operative:

Shkëmbim i vazhdueshëm i informacioneve dhe bashkëpunim efektiv.

1. Do të përcaktojmë persona për kontakt të cilët drejtpërdret do të njoftojnë që ta lehtësojnë shkëmbimin e informacioneve dhe koordinimin dhe të njëjtat duhet të nominohen për 24 orë me qëllim që të mundësohet fillim urgjent i shkëmbimit ditor dhe koordinim që të arrihet gradualisht dhe në mënyrë të kontrolluar lëvizja e personave përgjatë rutës së Ballkanit Perëndimor.

2. Ne do të bashkëpunojmë me Komisionin Evropian, duke i shfrytëzuar të gjitha veglat e disponueshme në nivelin evropian dhe ndërkombëtar, në bazë të nevojave të përbashkëta për vlerësim të cilat do të ngriheshin për 24 orë. Efektet e drejtpërdrejta duhet të fokusohen për sigurimin e strehimit të përkohshëm dhe mbështetjen për të gjithë që arrijnë, si dhe organizimin e kthimit të shpejtë dhe efektiv të emigrantëve të cilët nuk kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare.

Legjitimimi i lëvizjeve të shkallës së dytë

3. Nën rrethanat e tanishme, ne do ta dekurajojmë lëvizjen e refugjatëve dhe emigrantëve deri në kufirin e një vendi tjetër të rajonit. Politika e bartjes së refugjatëve pa informimin e vendit fqinj nuk është e pranueshme. Kjo ka të bëjë me të gjitha vendet përgjatë marshutës.

Mbështetje e refugjatëve dhe sigurim i strehimoreve

4. Ne zotohemi për rritjen e kapacitetit të shteteve tona në sigurimin e strehimore së përkohshme, ushqimit, shërbimeve shëndetësore, ujit dhe shërbimeve sanitare të të gjithëve që kanë nevojë. Nëse kjo nuk ka sukses, zotohemi se do t'ia kumtojmë nevojat tona Komisionit Evropian dhe aty ku është e pranueshme ta ngrisim Mekanizmin e mbrojtjes civile të BE-së. Vendosje e përkohshme e kënaqshme më pas duhet të sigurohet edhe në marshutën e Ballkanit Perëndimor. Obligohemi për shkëmbim urgjent të informacioneve për kapacitetet tona që të sigurojmë strehimore dhe të sigurojmë përdorim optimal dhe të koordinuar nëse kërkohet.

5. E përshëndesim intencën e Greqisë për ta rritur kapacitetin për pranim në 350 mijë vende deri në fund të vitit dhe obligohemi ta mbështesim UNHCR-in dhe Greqinë që të sigurojnë subvencione dhe programe për akomodimin e familjeve për të paktën 20 mijë persona. Mbështetja financiare për Greqinë dhe UNHCR-in pritet dhe ky është parakusht i rëndësishëm që të mundësohet që sistemi urgjent për rivendosje të punojë.

6. Do të punojmë së bashku me UNHCR-në, e cila obligohet për përmirësimin e kapaciteteve tona. Kapacitet shtesë prej 50.000 do të sigurojë për menaxhim më të mirë dhe më të parashikueshëm të qarkullimit. Ne nga UNHCR-ja kërkojmë mbështetje më të fuqishme dhe urgjente në rastin me kapacitetet për pranim dhe në sigurimin e mbështetjes humanitare. Do të punojmë me EACO në këmbimin e informacioneve në këtë pikëpamje.

7. Ne do të kyçemi në kontakte të drejpërdrejta operative me Institucionet ndërkombëtare financiare si Banka evropiane investuese (BEI), Banka evropiane për rindërtim dhe zhvillim (BERZH), dhe me Bankën zhvillimore të Këshillit të Evropës, të cilat janë të gatshme t'i mbështesin këto orvatje për të siguruar strehimore për vendet të cilat dëshirojnë t'i shfrytëzojnë këto burime. Ne zotohemi për aranzhim me këto Institucione ndërkombëtare financiare dhe të veprojmë në mënyrë të koordinuar. E përshëndesim gatishmërinë e Komisionit Evropian për të organizuar takim të koordinuar me këto Institucione ndërkombëtare financiare për një javë.

Menaxhim i përbashkët i fluksit migrues

8. Do të sigurojmë kapacitet të plotë për regjistrim të migrantëve të arritur me shfrytëzim maksimal të të dhënave biometrike, para së gjithash marrjen e gjurmëve të gishtërinjve, që është vitale, veçanërisht në vendin e hyrjes së parë në BE. Regjistrimi nuk e zëvendëson obligimin e një vendi-anëtar nga regjistrimi i detyrueshëm në pajtim me rregullat e përbashkëta të Sistemit evropian për azil.

9. Ne urgjentisht do të këmbejmë informacione përmes pikave kontaktuese për madhësinë e fluksit përmes vendeve tona, veçanërisht për numrin e refugjatëve dhe emigrantëve të cilat u takojnë grupeve të prekshme dhe kërkesat e të gjithë refugjatëve dhe migrantëve të arritur në territorin e tyre.

10. Ne do të punojmë së bashku me agjencitë e BE-së, posaçërisht me Fronteks dhe EASO për vendosje të shpejtë të këmbimit të tillë të informacioneve, ndërsa këto agjenci të BE-së do të sigurojnë ndihmë teknike në këtë përpjekje.

11. Ne obligohemi t'i përforcojnë përpjekjet e tona të koordinuara kombëtare dhe kolektive për kthimin e migantëve që nuk kanë nevojë nga mbrojtja ndërkombëtare me respektimin e plotë të dinjitetit dhe të drejtave të tyre. Kjo është veçanërisht vitale për pikën e hyrjes së parë në BE. Ndihme teknike do të sigurohet nga Fronteks dhe EASO.

12. Ne do të punojmë me Eurokomisionin dhe me Fronteks të intensifikojmë bashkëpunim praktik për riatdhesim me vendet e treta. si Bashkëpunimi do të intensifikohet me Afganistanin, Bangladeshin dhe Pakistanin, posaçërisht në fushën e kthimit. Ne bëjmë thirrje për zbatimin e plotë të marrëveshjeve ekzistuese për riatdhesim. I bëjmë thirrje Komisionit Evropian që të fillojë të punojë në marrëveshjen për riatdhesim me vendet me të cilat nuk ekzistojnë marrëveshje të tilla.

Menaxhimi i kufijve

13. Ne obligohemi më urgjencë t'i rrisim përpjekjet në menaxhimin dhe kthimin e kufijve të tyre dhe ta rrisim koordinimin e aksioneve lidhur me menaxhimin e kufijve. Kjo do të përfshijë mbështetjen tonë të fuqishme në masat e radhës që të dakordohen në institucionet relevante dhe në pajtim me procedurat relevante:

- Të punojmë që afër me Turqinë për finalizimin e Planit veprues të BE-së me Turqinë;

- Mundësimin e përdorimit të plotë të marrëveshjes potenciale për riatdhesim të BE-së me Turqinë dhe në udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave.

- Vëzhgimin e operacionit të përbashkët detar "Posejdon" në Greqi, pme praninë e posaçme të Fronteksit në Detin Egje dhe përforcim i konsiderueshëm i mbështetjes së Fronteksit në Greqi në regjistrimin e refugjatëve dhe aktiviteteve rreth marrjes së shenjave të gishtave;

- Përforcimin e mbështetjes së fronteksit në kufirin midis Greqisë dhe Bullgarisë;

- Zbatimin urgjent të masave bilaterale për ndërtimin e besimit, veçanërisht në përforcimin e bashkëpunimit kufitar midis Greqisë dhe IRJ të Maqedonisë;

- Greqia, IRJ e Maqedonisë deh Shqipëria do ta prëforcojnë kontrollin në kufirin e jashtëm tokësor. Fronteksi do duhet t'i ndihmojë Greqisë në regjistrimin e refugjatëve dhe emigrantëve të cilët akoma nuk janë regjistruar në vend;

- Përkushtim i përforcuar i UNHCR-së në kufirin mes Greqisë dhe IRJ të Maqedonisë;

- Zbatimi urgjent i masave bilaterale për ndërtim të besimit, veçanërisht në përforcimin e bashkëpunimit kufitar mes Greqisë dhe IRJ të Maqedonisë;

- Greqia, IRJ e Maqedonisë dhe Shqipëria do ta përforcojnë kontrillin e kufirit të jashtëm tokësor. Fronteks do të duhet t'i ndihmojë Greqisë edhe në regjistrimin e refugjatëve dhe migrantëve që nuk kanë qenë të regjistruar në Greqi.

- Bashkëpunimi me Fronteksin në vëzhgimin e kalimit të kufirit dhe mbështetja gjatë regjistrimit në vendkalimet kufitare kroato-serbe.

- Përforcimi i rrjetit për analizimin e rreziqevet ë Fronteksit në ballkanin Perëndimor me njoftim të intensifikuar nga të gjithë pjesëmarrësit;

- Implentimi i 400 policëve në Slloveni për një javë dhe pajisjeve esenciale përmes aktivizimit të bashkëpunimit bilateral;

- Aty ku është e përshtatshme, vendet do ta lënë në përdorim Mekanizmin për ekipin e shpejtë për intervenim (RABIT) i cili duhet të pajiset sipas rregullave:

14. E konfirmojmë parimin se një vend do të mundet midis tjerash të refuzoj hyrje të personave nga vendet e treta, kur ato do të arrijnë në vendkalimin kufitar, ndërsa nuk parashtrojnë kërkesë për mbrojtje ndërkombëtare në pajtim me ligjet ndërkombëtare dhe ligjet e BE-së, me kthimin paraprak dhe kontrollin proporcional, transmeton koha.mk

Ballafaqimi me kontrabandimin dhe trafikimin me njerëz

15. Obligohemi që t'i përforcojmë bashkëpunimin policoro-juridik dhe të ndërmarrim aksione kundër kontrabandimit të emigrantëve trafikimin e njerëzve. I bëjmë thirrje Europolit, Fronteksit dhe Interpolit ta mbështesin marshutën perëndimore-ballkanike me operacion më të gjerë për luftën kundër kontrabandimit të njerëzve.

Informacione për të drejtat dhe obligimet e refugjatëve dhe emigrantëve

16. Me qëllim të dekurajimit të udhëtimeve të rrezikshme dhe trafikantëve, ne obligohemi që t'i bëjmë të dobishme veglat komunikuese për informimin e refugjatëve dhe emigrantëve për rregullat ekzistuese si dhe për të drejtat dhe obligimet e tyre, veçanërisht në lidhje me pasojat e refuzimit për t'u regjistruar, që t'u merren gjurmët e gishtërinjve dhe nga refuzimi të kërkojnë mbrojtje atje ku janë. I bëjmë thirrje UNHCR-së që t'i mbështesë autoritetet nacionale në këtë pikëpamje.

Vëzhgimi

17. I bëjmë thirrje Komisionit Evropian që ta vëzhgojë implementimin e këtyre obligimeve në bazë javore, në bashkëpunim me pikat kontaktuese nacionale. /Telegrafi/