LAJMI I FUNDIT:

Plani i atentatit ndaj Nanos, Karamuço zbulon çfarë po heton policia

Plani i atentatit ndaj Nanos, Karamuço zbulon çfarë po heton policia
Foto: Arkiv

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, është shprehur se Policia po heton se kush e ka nxjerrë informacionin për planin e vrasjes së ish-drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Komentet Karamuço i bëri  në Euronews Albania, ku tha se ai ka qenë një informacion policor sekret që ishte duke u përpunuar.


Po ashtu ai tha se plani për vrasjen e Nanos ka qenë në fazat fillestare, atë të formimit të mendimit kriminal, që nuk përbën vepër penale.

“Për t’u kthyer te Gledis Nano, në rastet kur ne kemi një formim të një mendimi kriminal, deri te përgatitja dhe te ekzekutimi i këtij plani, janë shumë larg. Mendoj se kjo ka qenë në planin e shprehjes që nuk përbën vepër penale.

Ka shumë që shprehin poshtë e lartë që unë këtë do ta vras, i kam edhe armët, pse të mos e bëj. Mesa kuptoj ky ka qenë një informacion policor secret dhe Policia është duke hetuar kush e ka nxjerrë, sepse është një informacion që po përpunohej nga Policia e Shtetit.

Ky është edhe momenti të themi pse Policia dhe Ministria e Brendshme nuk janë prononcuar për këtë”,Set featured image tha Karamuço.