LAJMI I FUNDIT:

Plani 6-pikësh i Vuçiqit me të cilin mëton të zbatojë marrëveshjen Kosovë-Serbi

Plani 6-pikësh i Vuçiqit me të cilin mëton të zbatojë marrëveshjen Kosovë-Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me Përfaqësuesin Special të BE-së për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë para gazetarëve se ka pasur një bisedë të mirë, shkruan B92.

“Kemi pasur një takim racional të mirë për të ardhmen e dialogut Beograd-Prishtinë. Ajo çfarë është e rëndësishme se kemi diskutuar për vazhdimin e dialogut duke shprehur gatishmërinë e Serbisë në këtë dialog”, ka theksuar Vuçiq, transmeton Telegrafi.

Presidenti serb gjithashtu tha se është më mirë të ketë çfarëdo dialogu sesa mos të ketë fare. Në anën tjetër, Lajçak ka bërë të ditur se BE-ja ka rol ndërmjetësues në dialog, derisa akterët kryesor janë dy palët në bisedime.


“Qëllimi i takimit me presidentin Vuçiq janë negociatat mes Beogradit dhe Prishtinës. Qëllimi i normalizimit të marrëdhënieve, që do të thotë që nuk është në dorën e BE-së të vendosë. Duhet të vendosin dy palët. BE-ja është këtu për të ndihmuar. Nuk mund ta duam më shumë normalizimin e marrëdhënieve sesa Serbia dhe Kosova”, ka shtuar Lajçak.

Vuçiq ka folur edhe për planin e implementimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, që sipas tij shumë pak flitet në opinion në Serbi.

“Do t’ju tregoj për aktin që shumë pak flitet dhe që askush deri më tani në opinionin publik nuk e ka parë. Është plani i implementimit të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve Beograd-Prishtinë që bazohet në gjashtë pika”, shtoi Vuçiq.

Pika një sipas presidentit serb flet për rregullimin e kornizës ligjore, e dyta Asociacionin, e treta për Policinë, e katërta për gjyqësorin, e pesta për zgjedhjet lokale dhe e gjashta për dispozitat e përgjithshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka preferohet të hamë për iftar, e çka për syfyr? Shpjegon nutricistja Urata Rexhepi

Çka preferohet të hamë për iftar, e çka për syfyr? Shpjegon nutricistja Urata Rexhepi

Shëndetësi
“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

Lajme
Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Lajme
“Depozitat e mia financiare si Kryepeshkop i përkasin Kishës së Shqipërisë”, hapet testamenti i Anastas Janullatos

“Depozitat e mia financiare si Kryepeshkop i përkasin Kishës së Shqipërisë”, hapet testamenti i Anastas Janullatos

Lajme
Supremja ia kthen Apelit në rigjykim rastin e vrasjes në “City Club”, ku Granit Elshani u dënua me 24 vite burgim

Supremja ia kthen Apelit në rigjykim rastin e vrasjes në “City Club”, ku Granit Elshani u dënua me 24 vite burgim

Drejtësi
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
Kalo në kategori