LAJMI I FUNDIT:

Plaku shkaktoi kaos në komunikacion (Video)

Plaku shkaktoi kaos në komunikacion (Video)

Një i moshuar duke vozitur skuterin e tij për persona ka shkaktuar një kaos të vërtetë në komunikacion, me ç’rast policia është dashur që ta përcjellë drejt një vendi më të sigurt.

85-vjeçari ka vozitur me shpejtësi prej 20 km/h në autostradë në afërsi të Sheffieldit, ndërsa është xhiruar nga një shofer kamioni.

“Drejtoj kamionë që nga viti 1986 dhe asnjëherë nuk kam përjetuar ndonjë rast të këtillë bizar”.


“Ishte i qetë, komunikacioni nuk e frikësonte aspak. Nuk e kam idenë se ku shkoi. Në pjesën e përparme të skuterit gjendej një shportë, në të cilën nuk kishte asgjë. Kjo tregon se ai nuk ka qenë në dyqan”, ka deklaruar shoferi i kamionit.

Policia ka treguar se kishin marrë disa telefonata nga pjesëmarrësit në komunikacion dhe pastaj kanë intervenuar për dërgimin e pensionistit në vend të sigurt. /Telegrafi/