LAJMI I FUNDIT:

I plagosuri nga grabitja e armatosur në Prishtinë është në gjendje të rëndë

I plagosuri nga grabitja e armatosur në Prishtinë është në gjendje të rëndë

Personi i cili është plagosur sot rreth orës 10:30 pas një grabitje të armatosur ndaj pjesëtarëve që po siguronin një furgon i cili transportonte para në lagjen Veternik të Prishtinës, është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.

Ai tha se aktualisht pacienti është në sallën e operacionit duke mos dhënë më shumë detaje.


Grabitje e armatosur në parkingun e një qendre tregtare në Prishtinë, plagoset një person
Lexo po ashtu Grabitje e armatosur në parkingun e një qendre tregtare në Prishtinë, plagoset një person

“Gjendja është e rëndë. Aktualisht është në sallën e operacionit”, ka thënë shkurt Syla.

Ndërkaq, sot një person ka mbetur i plagosur rreth orës 10:30 pas një grabitje të armatosur ndaj pjesëtarëve që po siguronin një furgon i cili transportonte para në lagjen Veternik të Prishtinës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Telegrafin tha se: “Sot rreth orës 10:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në lagjen Veternik në Prishtinë, ku është plagosur një person. Bazuar në të dhënat e deritanishme, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë një grabitjeje të armatosur ndaj pjesëtarëve që po siguronin një furgon që transportonte para. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë,  janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Muhaxheri dorëzon mandatin, kush pritet ta zë vendin e tij si deputet i ardhshëm i LDK-së?

Muhaxheri dorëzon mandatin, kush pritet ta zë vendin e tij si deputet i ardhshëm i LDK-së?

Lajme
Përshkallëzohet protesta në Koçan, demolohet kafeneja e pronarit të diskotekës

Përshkallëzohet protesta në Koçan, demolohet kafeneja e pronarit të diskotekës "Pulse"

Lajme
Nga grabitja e armatosur në Prishtinë, dërgohet në emergjencë edhe i plagosuri i dytë, Syla: Gjendja e tij shëndetësore është e rëndë

Nga grabitja e armatosur në Prishtinë, dërgohet në emergjencë edhe i plagosuri i dytë, Syla: Gjendja e tij shëndetësore është e rëndë

Lajme
LVV dorëzon ankesa në PZAP, kërkon anulimin e 18 mijë votave me postë të LDK-së dhe rivotim

LVV dorëzon ankesa në PZAP, kërkon anulimin e 18 mijë votave me postë të LDK-së dhe rivotim

Lajme
Gruaja e këngëtarit që humbi jetën në diskotekën e Koçanit: Shteti ka qenë jo-human ndaj meje gjatë ditës së djeshme dhe nuk është e vërtetë se bendi i solli fishekzjarret

Gruaja e këngëtarit që humbi jetën në diskotekën e Koçanit: Shteti ka qenë jo-human ndaj meje gjatë ditës së djeshme dhe nuk është e vërtetë se bendi i solli fishekzjarret

Kronikë e Zezë
Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Lajme
Kalo në kategori