Një person është plagosur sonte me armë zjarri në Pejë dhe aktualisht po merr trajtim mjekësor në spitalin rajonal.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur për Telegrafin se rasti dyshohet të ketë ndodhur aksidentalisht.


“Një person është plagosur me armë zjarri në Pejë dhe po trajtohet në spitalin e përgjithshëm, ndërsa është jashtë rrezikut për jetë. Plagosja dyshohet se ka ndodhur aksidentalisht. Një i dyshuar është duke u intervistuar në stacionin policor”, ka deklaruar Gashi.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e incidentit./Telegrafi/