LAJMI I FUNDIT:

Plagosi pesë persona në xhaminë ‘Dine Hoxha’, arrest me burg për Rudolf Nikollin

Plagosi pesë persona në xhaminë ‘Dine Hoxha’, arrest me burg për Rudolf Nikollin

Prokuroria ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Rudolf Nikollin, i cili plagosi pesë persona mesditën e 19 prillit në xhaminë “Dine Hoxha”.

Burime bëjnë me dije se ai akuzohet për kryerje të akteve terroriste. Ngjarja për të cilën akuzohet është fiksuar edhe nga kamerat e sigurisë.


I arrestuari ka pranuar ngjarjen, sakaq gjatë dëshmisë që ka bërë është shprehur se ka shumë kohë që disa mysliman e përndjekin në shtëpinë ku jeton. Rezulton se Nikolli ka marrë mjekim në spital psikiatrik dhe për këtë do të kryhet ekspertiza psiqike. Mësohet se ka qenë pacient në spitalin psikiatrik dhe ka marrë mjekim.

Avokati mbrojtës Isuf Shehu ka thënë se i arrestuari ka çrregullime psiqike dhe për këtë nuk duhet të lihet në burg.

“Ka çrregullime psiqike dhe kjo është përcaktuar edhe nga mjekët. Vendosja e një mase të tille do ketë pasoja pasi ka nevojë për trajtim. Kërkojmë një masë me afat me të shkurtër ose shtrimin në një institucion mjekësorë”, tha Shehu.

Ai ka thënë se atë ditë që kishte bërë plagosjen nuk i kishte pirë ilaçet.

“Jam dakord me avokatin. Ka shumë kohë që disa mysliman më përndjekin në shtëpinë ku jetoj. Kam jetuar me qira të vëllai në Tiranë. Kam mbaruar shkollën e mesme dhe kam bërë një vit të lartë për gjermanisht. Kam qenë tre javë në spital atë ditë nuk i kisha pirë ilaçet. Unë nuk desha ta bëja po ata me përndjekin. Ata me ndjekin nga prapa”, tha ai.

Plagosja e pesëfishtë ndodhi mesditën e 19 prillit në xhaminë “Dine Hoxha”. Rudolf Nikolli, 34-vjeç, nga Burreli, u fut brenda në xhami dhe qëlloi me thikë besimtarë e punonjës të xhamisë, ku për paso pesë persona mbetën të plagosur. /Ora News/

Në trend Lajme

Më shumë
Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Lajme
Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Lajme
Këto janë vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës

Këto janë vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës

Lajme
Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Lajme
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Jehona Hulaj
Presidenti kinez në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës

Presidenti kinez në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori