LAJMI I FUNDIT:

Plagoset një person në oborrin e një kazinoje në Breznicë – arrestohen nëntë të dyshuar

Plagoset një person në oborrin e një kazinoje në Breznicë – arrestohen nëntë të dyshuar
Foto: Ilustrim

Një person, shtetas i Kosovës, është plagosur me armë zjarri në fshatin Breznicë, jashtë territorit të Kosovës.

Policia njofton se i njëjti është transportuar nga familjarët për në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë rreth orëve të hershme të mëngjesit ka pranuar një informatë  ku dyshohet se në zonën e fshatit Breznicë jashtë territorit të Republikës së Kosovës oborrin e një kazinos një person shqiptar shtetas i Kosovës është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti nga një familjar i tij është transportuar për në spitalin Rajonal të Gjilanit”, thuhet në njoftimin e policisë.


Tutje, bëhet e ditur se lidhur me rastin janë arrestuar nëntë persona brenda territorit të Republikës së Kosovës, të gjithë shtetas të Kosovës të cilët dyshohet se janë të përfshirë në këtë incident.

“Viktima është trajtuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit dhe sipas mjekut kujdestarë është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet tutje në njoftim.

Njësiti Rajonal i Hetimeve në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit janë duke i hetuar rrethanat se si ka ndodhur rasti, rast i cili sipas Prokurorit të Shteti është cilësuar “Vrasje në tentativë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori