LAJMI I FUNDIT:

Pjesëtarët e NATO-s shkëmbyen ushqimet, ushtarja sllovene u “habit” nga salca tabasko – kanadezi vlerësoi mjaltin e vendit të saj

Pjesëtarët e NATO-s shkëmbyen ushqimet, ushtarja sllovene u “habit” nga salca tabasko – kanadezi vlerësoi mjaltin e vendit të saj

Krahas aktiviteteve të shumta ushtarake për të cilat NATO informon opinionin publik, përgjegjësit e rrjeteve sociale të kësaj aleance ushtarake shpesh tentojnë të tregojnë “anën tjetër” të Aleancës përmes një sërë videosh dhe fotosh, në të cilat mund të jenë ushtarët në një mënyrë pak më të relaksuar.

Në një video të tillë, rolet kryesore kanë luajtur ushtarë nga Sllovenia dhe Kanadaja, të cilët janë në një stërvitje të përbashkët ushtarake në Letoni, transmeton Telegrafi.

Gjegjësisht, një ushtare nga Sllovenia dhe kolegu i saj nga Kanadaja diskutuan ushqimin gjatë një pushimi nga aktivitetet ushtarake dhe vendosën t’i zëvendësojnë vaktet e tyre, të cilat janë të paketuara dhe të përgatitura posaçërisht për t’u përdorur gjatë stërvitjeve ushtarake dhe ngjarjeve të ngjashme që zhvillohen në terren.


Sipas asaj që tha NATO-ja, megjithëse ushqimet janë në thelb të njëjta, ato ndryshojnë nga vendi në vend.

“Ndonëse ato mund të mos jenë kulmi i shprehjes së kuzhinës, këto ushqime u japin ushtarëve kaloritë që u nevojiten për një ditë të vështirë në fushë. Nga aleati në aleat, përmbajtja ndryshon në mënyra të vogla por interesante”, tha NATO.

Kur bëhet fjalë për “vaktin kanadez”, një pjesëtare e ushtrisë sllovene ka pasur rastin të provojë mish viçi, ravioli dhe “problemin” më të madh e ka pasur gjatë shijimit të salcës së tabaskos.

“Kjo është hera ime e parë që provoj salcën tabasko. Nuk më pëlqen”, tha ushtarja.

Nga ana tjetër, kanadezi ka provuar zierjen e viçit, mueslin, por edhe mjaltin slloven, të cilin e ka komentuar.

“Mjalti në anën time të botës është i ndryshëm. Është i mirë, por ka shije të ndryshme nga ajo që jam mësuar”, tha ushtari kanadez.

Ndryshe, në Letoni, grupi shumëkombësh udhëhiqet nga trupa nga Kanadaja, por edhe 10 vende të tjera, duke përfshirë Shqipërinë, Çekinë, Islandën, Italinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Poloninë, Sllovakinë, Slloveninë dhe Spanjën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Botë
Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Botë
Kalo në kategori