Pjesëmarrësi i turnirit të video-lojërave online zbulon detaje për autorin e sulmit në Florida: Unë e kam mundur (Video)

Autori i masakrës në Florida, David Katz, 24-vjeç, ka vrarë katër persona dhe plagosi 11 tjerë gjatë turnirit të video-lojërave online, dhe më pas kreu vetëvrasje.
Por, një pjesëmarrës i këtij turniri ka deklaruar se Katz kishte planifikuar sulmin, dhe konsideron se vrasjet nuk kishin lidhje me rezultatet e tij në garë për më të mirin në turnir, transmeton Telegrafi.
"Mendoj se nuk kanë pasur lidhje vrasjet me atë se humbjen e tij apo nga kush kishte humbur. Unë jam njëri prej tyre që e ka mundur. Mendoj se ai i ka zgjedhur viktimat, por nuk i ka qëlluar ata që e mundën. Ai sillej çuditshëm gjatë tërë fundjavës, mbante syze dielli dhe nuk fliste me askënd. Kur e munda desha t'ia uroj për lojën e mirë, por ai vetëm më vështroi dhe nuk tha asgjë", ka deklaruar ky i ri.
"Turniri ka zgjatur dy ditë, kurse në ditën e dytë ai as që është dukur brenda. Mendoj se atë ditë e ka planifikuar sulmin", ka shtuar ky dëshmitar i masakrës në Jacksonville. /Telegrafi/



































