Benita Zena është një nga banoret e reja të Big Brother VIP Kosova, dhe menjëherë pas hyrjes së saj në shtëpinë më të famshme, vëmendja e publikut është përqendruar tek pamja e saj.

Këngëtarja shqiptare ka pësuar një transformim të dukshëm ndër vite, gjë që ka bërë që rrjetet sociale të shpërthejnë me krahasime.


Sipas imazheve që po qarkullojnë, Benita duket ndjeshëm ndryshe disa vite më parë, para ndërhyrjeve estetike që sot i japin asaj një pamje krejtësisht të re.

Foto: YouTube

Krahasimet mes fotografive të vjetra dhe atyre aktuale kanë bërë jehonë, duke hapur diskutime rreth transformimit të saj dhe ndikimit të ndërhyrjeve në imazh.

Ndryshimet më të theksuara shihen tek fytyra, ku Benita duket se ka kryer procedura estetike, e po ashtu edhe te dhëmbët.

Foto: YouTube

Pavarësisht komenteve, Zena ka arritur të tërheqë vëmendjen që në ditën e para të BBVK, dhe transformimi i saj është shndërruar në një nga temat më të diskutuara.

Mbetet për t’u parë se si do të reflektojë ky interes në lojën e saj brenda shtëpisë. /Telegrafi/

Foto: YouTube

- YouTube www.youtube.com