LAJMI I FUNDIT:

Pjesa më e fuqishme e sezonit: 10 mënyra që të vishni fundin teksas këtë verë! (Foto)

Pjesa më e fuqishme e sezonit: 10 mënyra që të vishni fundin teksas këtë verë! (Foto)

Fundet mini nga Teksasi ngjyrë të hirtë, të shndritshëm, të zezë apo të bardhë, janë ndër pjesët e rrobave më të popullarizuara.

Pos që mund t’i veshim në variante plotësisht relaksuese, kjo veshje shumë lehtë mund të transformohet, transmeton Telegrafi.

Bashkë me xhaketën, këmishën e bardhë dhe këpucët baletane, në fund të shkurtër me stof teksas mund të shkoni edhe në punë dhe lehtë të vazhdoni të shoqëroheni pas kohës së punës.

Posaçërisht janë mikluese modelet me bel të lartë me skaje të papërfunduara, të cilat trendesistet i kombinojnë me fanella dhe atlete klasike.

Nga ato fundet mini klasike, gjatësi pak mbi gjunjë, dhe deri te modelet ultra të shkurtra të shqyera me motive të qëndisura, në oferta mund të gjendet diçka për secilën shije, ndërkaq si modele më të popullarizuara theksohen fundet të cilat zbukurohen me pulla nëpër gjithë gjatësinë.

Derisa të mos shkoni në pushim vjetor dhe fundi nga materiali teksas të mos ju bëhet rrobë e obligueshme për plazh – bashkë me espadrila, çanta të thurura dhe rroba banje njëpjesëshe, inspirohuni me kombinimet e influencueseve, të cilat mini-fundet e tyre tashmë i kanë veshur dhe janë shfaqur nëpër rrugët e metropoleve në gjithë botën.

/Telegrafi/