Pirja e duhanit na bën keq, këtë e dimë të gjithë, dhe nga pirja e tij mund të vdesim!
Dr. Gojart Xh. Pllana, MD
Specialist i Kardiologjisë
045/048 108018
Çdo vit në të gjithë botën numri i të vdekurve për shkak të pirjes së duhanit po rritet me ritme të frikshme. Efektet e cigareve në trupin e njeriut janë të shumta dhe ato ndikojnë çdo ditë në jetën e duhanpirësit.
Duhani gjatë djegies çliron 4 mijë lëndë, që nga nikotina dhe monoksidi i karbonit e deri te katranet, substancat me përbërje benzopireni, kobalti radioaktiv, që janë ndër shkaktarët kryesor te kancerit të mushkërive.
Në qoftë se do të bëjmë një listë të dëmeve që shkaktohen drejtpërdrejt nga pirja e duhanit, ajo do të ishte tepër e gjatë, por le të përqendrohemi mbi dëmet kryesore ku përfshijnë:
● Trurin – duke shkaktuar dhimbje koke, çrregullim gjumi, nervozizëm, marramendje etj.
● Zemrën – pirja e duhanit është shkaktari kryesor i infarktit të miokardit dhe sëmundjeve koronare të zemrës, veçanërisht ajo është e lidhur me 30% të vdekjeve nga sëmundjet koronare të zemrës. Duhani rrit rrezikun e arterosklerozës dhe të infarktit miokardik, sepse ai favorizon formimin e pllakave dhe formimin e trombëve. Sëmundja koronare arteriale shkaktohet nga monoksidi i karbonit dhe nikotina. Duhanpirësit rrezikojnë të sëmurën dy herë më shumë sesa ata të cilët nuk e pinë atë. Nder efektet tjera të duhanit në zemër janë edhe ngritja e shtypjes se gjakut (hypertension), çrregullimet e ritmit të zemrës (arrhythia), të rrahurat e shpejtuara të zemrës (tachicardia) etj.
● Mushkëritë – Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 90-95% e tumoreve të mushkërive shkaktohen nga pirja e duhanit. Pirja e duhanit shkakton bronkit akut afatgjatë, bronkit kronik dhe emfizemë, si dhe incidencën dhe ashpërsinë e episodeve astmatike dhe infeksionet e përsëritura të frymëmarrjes.
● Kancer, jo vetëm në mushkëri – Pirja e duhanit rrit rrezikun e kancerit të fshikëzës, mëlçisë, laringut, ezofagut, pankreasit dhe gojës. Duhani, përveç këtyre, është një faktor rreziku për zhvillimin e diabetit në kohë të hershme. Kur kombinohet me pirjen e alkoolit ky rrezik shkon 150/1 në raport me popullsinë joduhanpirëse. Duhani, duke kontribuar në vazokonstruksionin (ngushtimin) e enëve të gjakut të stomakut rrit përqindjen për ulcerën e stomakut, ndërkohë që rritet 2,7 herë rrezikun për kancer në stomak. Duhani shkakton shumë sëmundje dhe është i dëmshëm për shëndetin e njeriut. Njerëzit mundohen ta lënë duhanin, por nuk munden, pasi ata janë mësuar ta konsumojnë shumë atë. Disa njerëz mendojnë se duhani të largon dhimbjen e kokës, por përkundrazi ai e shton akoma më shumë atë, por ne nuk e ndiejmë.
● Impotencë – Tymi i duhanit është një faktor rreziku shumë i rëndësishëm në mosfunksionimin e organeve gjenitale të meshkujve. Një studim i kryer në Universiteti Massachusetts ka treguar se si pirja e duhanit rrit rrezikun e impotencës, me një incidencë mes 5% dhe 15% më të lartë sesa ajo e joduhanpirësve. Por duhani nuk ka një efekt të dëmshëm vetëm mbi nivelin e enëve të gjakut, por ai ka një rol të drejtpërdrejtë edhe në indet gjenitale të mashkullit.
● Dëmtime estetike – edhe nga pikëpamja estetike duhanpirja ka një ndikim negativ mbi trup. Në fakt duhani zvogëlon mbrojtjen imunitare përkundrejt pllakave bakteriale, shkakton një zverdhje të dentinës dhe rrit rrezikun e gingivitit. Përveç këtyre, duhani përshpejton plakjen e lëkurës.
● Nëse jeni duhanpirës, ndërprerja e duhanit është gjëja më e mirë që ju do të bënit për trupin tuaj.
● “Nuk do të ketë kurrë një moment të përsosur për të lënë duhanin. Mos prisni që jeta të ndryshojë pa u përpjekur fare. Nëse dëshironi të lini duhanin, ju duhet të merrni kontrollin e ndryshimeve që ju nevojiten në jetën tuaj”.
Nëse keni vendosur ta lëni duhanin, atëherë – urime!
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker