LAJMI I FUNDIT:

Piraj: AKB juridikisht u shua nga sot

Piraj: AKB juridikisht u shua nga sot

Nënkryetar dhe drejtor të bordit të Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), përmes një konferencë të jashtëzakonshme për media, kanë paraqitur dorëheqjen e tyre nga të gjitha funksionet që kishin në AKB.

Burim Piraj, nënkryetar i AKB-së, tha se nga sot juridikisht AKB është shuar dhe si e tillë nuk mund të funksionoj.

Nga ana tjetër, Skënder Krasniqi, nënkryetarë i AKB-së, në konferencën dorëheqëse kërkoj që të ndërpriten të gjitha komunikimet e institucioneve me AKB-në, të largohen përfaqësuesit e AKB-së nga institucionet e Kosovës, institucionet vendore dhe ndërkombëtare të mos financojnë AKB-në dhe bizneset që mos të bëjnë pagesë të anëtarësisë në AKB, po ashtu ka ftuar mediat që të ndërpresin pasqyrimin e AKB-së.

Krasniqi ka ftuar edhe Prokurorinë e shtetit që të nis hetimet nga AKB-së, mbështetur në dyshimet që u numëruan gjatë konferencës së sotme. /Telegrafi/