Trajneri i Milanit, Stefano Pioli është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Napolit sezonin e ardhshëm pasi Aurelio De Laurentiis mendon se mund të fillojë një projekt të ri afatgjatë me 58-vjeçarin.

Sipas mediumit Sky Sport Italia, trajneri i Milanit, Pioli është favorit për të zëvendësuar Francesco Calzona në Napoli sezonin e ardhshëm.


Kontrata e Piolit me Milanin skadon në vitin 2025, por kuqezinjtë pritet të ndajnë udhët me trajnerin e lindur në Parma në fund të sezonit.

Sipas raportit, presidenti i Napolit De Laurentiis e sheh Piolin si zgjedhjen më të përshtatshme për punën në sezonin 2024/25 dhe beson se ai mund të fillojë një projekt afatgjatë me 58-vjeçarin në krye.

Sky pretendon se Vincenzo Italiano po konsiderohet gjithashtu nga Napoli, por trajneri i Fiorentinës aktualisht është tërësisht i fokusuar në pjesën e fundit të sezonit me toskanët, veçanërisht në Ligën e Konferencës, kështu që ai nuk pritet të zhvillojë bisedime me Partenopein së shpejti.

Dy kandidatët e tjerë të lidhur me këtë punë janë Gian Piero Gasperini, i cili duket se dëshiron të qëndrojë në Bergamo dhe Antonio Conte.

conte pioli 2

Mediumi italian konfirmon se negociatat mes Napolit dhe Contes nuk janë në një fazë të avancuar, duke pasur parasysh se punësimi i teknikut italian nuk do të jetë i lirë dhe se De Laurentiis beson se ish- trajneri i Juventusit dhe Interit nuk do t'i përshtatej një projekti afatgjatë.

Conte ka qenë gjithashtu i lidhur me Juventusin, Milanin dhe Chelsean, dhe sipas La Repubblica, Blutë i kanë bërë tashmë një ofertë fitimprurëse trajnerit italian. /Telegrafi/

telegrafi sport app