LAJMI I FUNDIT:

Piktura e Hopperit shitet për 92 milionë dollarë

Piktura e Hopperit shitet për 92 milionë dollarë

Një pikturë ikonike e artistit të famshëm amerikan, Edward Hopper, është shitur në një ankand në Nju Jork për gati 92 milionë dollarë.

Kjo është një nga 91 pikturat e artit modern të ndërmarrësit amerikan Barney Ebsworth, që vdiq në prill.


Hopper është i famshëm për paraqitjen e jetës moderne amerikane. Ai vdiq më 1967.

“Chop Suey”, të cilën Ebsworth e bleu për vetëm 180 mijë dollarë më 1973, paraqet dy gra teksa bisedojnë në një restorant kinez.