LAJMI I FUNDIT:

Pika kufitare Shqipëri-Maqedoni e Veriut, Rama: Qëllimi final unifikimi i doganave, nuk kemi pse presim BE-në

Pika kufitare Shqipëri-Maqedoni e Veriut, Rama: Qëllimi final unifikimi i doganave, nuk kemi pse presim BE-në

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe homologu i tij maqedonas Dimitar Kovacevski inspektuan Pikën Kufitare të Qafë Thanës ku u prezantua nisma “One stop shop” mes dy vendeve.

Ai tha se qëllimi i dy vendeve është unifikimi i plotë i doganave e për të avancuar me këtë ide nuk kanë përse të presin integrimin në BE.


“Dua të shpresoj se të dyja Ministritë e Brendshme do kalojnë në një tjetër nivel në këtë periudhë piku të sezonit, për të bërë kalimin me kontroll të rastësishëm të makinave të targuara republika e Shqipërisë apo republika e Maqedonisë së Veriut.

Lëshohet në përdorim koncepti one-stop-shop në mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë
Lexo po ashtu Lëshohet në përdorim koncepti one-stop-shop në mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

Ky është një hap i rëndësishëm, por qëllimi final është unifikimi i doganave që natyrisht do të vijë me integrimin e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian, por nuk kemi pse të presim Bashkimin Europian për ta avancuar si ide.

Ka pasur shumë skeptikë dhe përqeshës kur ne e nisëm këtë proces, por ndërkohë rezultatet flasin çdo ditë e më mirë. Ta bëjmë hapësirën mes nesh një hapësirë ku jetohet si në Bashkimin Europian pa pritur të jemi pjesë e tij. Kryeministri përmendi projektin e shumëfolur të Korridorit 8 të cilit i ka ardhur dita të realizohet e për të cilin po punohet në të dyja anët e kufirit”, tha Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori