Ndarja e Kosovës nuk është opsion. Në kuadër të kufijve të saj aktualë Kosova do të hyjnë në BE në të njëjtën kohë me Serbinë, vlerëson David L.Phillips, drejtor i Programit për Ndërtim të Paqes dhe për të Drejta në Institutin për Studime për të Drejtat e Njeriut në Universitetin Columbia.
Këto komente Phillips i ka bërë në një intervistë për gazetën serbe “Danas”, duke u përgjigjur në pyetjet rreth asaj se, si ndodhi që për dy muaj e gjysmë, pasi Instituti botoi një analizë dhe propozime për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, në opinion ka filluar të flitet për mundësinë e realizimit të këtyre propozimeve, transmeton Telegrafi.
Phillips ka propozuar që të ndryshojë formati i dialogut, të përcaktohen qartë temat e negocimit dhe të caktohet një afat prej më së shumti dy vjetësh, si dhe të angazhohen negociatorë ndërkombëtarë me reputacion.
“Propozojmë një afat prej 18 muajsh me mundësinë e zgjatjes së këtij afati për gjashtë muaj, por jo më shumë se kaq. BE duhet të caktojë një të dërguar të posaçëm për ndërmjetësim. Federica Mogherini edhe më tej mund të ketë një rol ceremonial, por një negociator me përvojë duhet të marrë rolin udhëheqës. Ne rekomandojmë që Wolfgang Schauble (ministër i financave i Gjermanisë) të jetë ai person. Ne gjithashtu rekomandojmë që SHBA të caktojnë një të dërguar të posaçëm për dialog, dhe ne besojmë se ish-Sekretarja Amerikane të Shtetit, Condoleezza Rice, e cila ka përvojë në Ballkan dhe është shumë i respektuar – mund të punojë në mënyrë efektive në një ekip me Schauble për të përfunduar këto negociata”, tha Phillips, transnmeton Telegrafi.
Ai vlerëson se Mogherini duhet të mbetet e përfshirë në procesin e dialogut.
“Ajo ka punuar shumë gjatë këtyre viteve. Por nëse dialogu shndërrohet në negociim me rezultate të vërteta, do të ketë nevojë për një negociator profesionist me përvojë. Është koha që kokat të përplasen”, ta ai
I pyetur se pse Schauble dhe Rice do të ishin një ekip i duhur për të përmbyllur dialogun Kosovë-Serbi, ai tha se “Shtetet e Bashkuara kanë një levë unike, të cilat mund të përdoret për të thirrur për kompromise të nevojshme për marrëveshjen. I dërguari i posaçëm i SHBA me përvojë në Ballkan dhe lidhje të ngushta me Uashingtonin mund të ndihmojë në mënyrë konstruktive në bisedime”.
Duke folur për kërkesën e Serbisë se nëse SHBA do të kyçet në bisedime të njëtën duhet ta bëjë edhe Rusia, Phillips ka pyetur se “pse duhet të ulet Rusia në këtë tryezë?”
“Moska tashmë ka një ndikim të rëndësishëm në aktivitetet e agjencive të inteligjencës ushtarake në rajon, si dhe operacionet e zbulimit në bazën e saj të “zjarrfikësve” në Nish. Ndërmjetësit ndërkombëtarë mund të informojnë zyrtarët rusë, por nga distanca”.
Ai ka folur edhe për parashikimin e tij që një afat prej 18 muajsh të përfundojë dialogu, i cili do të rezultonte me njohjen e Kosovës nga Serbia.
“Ora fillon të ec kur të ndryshojë formati i ndërmjetësimit dhe të fillojnë bisedimet serioze. Kjo ende nuk ka ndodhur. Nëse ka vullnet politik dhe palë të tretë efektive, marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të përmirësohen me shpejtësi. Afati prej 18 muajsh është i qëndrueshëm nëse ekzistojnë kushtet e përshtatshme”, tha ai.
Phillips gjithashtu ka thënë se “Kosova duhet të krijojë një ushtri kombëtare në përputhje me procedurat e parashikuara me Kushtetutë.
“Ushtria Kombëtare e Kosovës do të bashkohej në programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s. Serbia duhet të integrohet më plotësisht në institucionet euroatlantike, duke përfshirë NATO-n dhe BE-në”, tha Phillips. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës