Profesori në Universitetin Columbia të SHBA-së, David Philips, në një interviste për Deutche Welle thekson se në asnjë mënyrë nuk duhet të ketë ndarje të Kosovës.
Philips thekson se ndarja etnike do t’i jepte fund Kosovës si shoqëri multi-etnike, ndërsa sipas tij statusi i territoreve shqiptare në Preshevë dhe pjesë të tjera të Serbisë do të jetë e vetmja që do të përfshihet në korrigjimin e kufijve.
Lexoni të plotë intervistën e njohësit të rrethanave në Ballkan, David Philips:
Deutsche Welle: Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuciç, është duke kërkuar të diskutohen këmbime territoresh midis Kosovës dhe Serbisë, kurse presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është duke folur për korrigjim kufijsh. Është duke filluar kështu një strategji e re për përmirësimin e dialogut Kosovë- Serbi?
David L. Phillips: Territoret në veri të lumit Ibër në Kosovë janë zënë me forcë dhe me spastrim etnik. Qeveria e Kosovës e ka bërë të qartë pozicionin e vet. Nuk do të marrë pjesë në bisedime për të bërë legalizimin e kalimit të këtyre territoreve Serbisë. Statusi i territoreve shqiptare në Preshevë dhe pjesë të tjera të Serbisë do të jetë e vetmja që do të përfshihet në korrigjimin e kufijve.
Deutsche Welle: Kombet e Bashkuara e mbështesin dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit për këtë çështje.
David L. Phillips: Vërtet? Kombet e Bashkuara mbështesin dialogun Kosovë- Serbi që nxitet nga Bashkimi Evropian. Dialogu është krijuar për të negociuar masat që duhen marrë për krijimin e besimit dhe adresimin e çështjeve teknike që çojnë në njohjen e Kosovës me kufijtë ekzistues. Deri më sot Serbia nuk i ka luajtur këmbët, po zvarrit zgjidhjet.
Puna e OKB-së nuk është krijimi i vendeve. Ndarja etnike do t’i jepte fund Kosovës si shoqëri multi-etnike. Shumë vetë kanë humbur jetën për parimin e pluralizmit. Prej tij nuk duhet hequr dorë.
Deutsche Welle: Çfarë do të bëjë SHBA?
David L. Phillips: Shtetet e Bashkuara do të mbështesin pozicionin e qeverisë së Kosovës, pasi kosovarët të kenë diskutuar çështjet dhe të kenë mbërritur në një marrëveshje. Uashingtoni nuk është duke nxitur ndarjen etnike.
Deutsche Welle: Prof.Dr. Wolfgang Petritsch është duke i quajtur idetë e reja “realizëm i ri në Ballkan”.
David L. Phillips: “Realizëm i ri” do të thotë qëndrim tek rregullat evropiane. Kapitulli 35 bën të qartë se Serbia nuk do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian pa normalizuar marrëdhëniet me Kosovën. Realizmi kërkon zbatimin e vendimeve të Komisionit Evropian dhe shteteve anëtare të BE-së.
Deutsche Welle: Çfarë do të bëjë Bashkimi Evropian?
David L. Phillips: Bashkimi Evropian duhet të vazhdojë të mbështesë dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. Por, dialogu nuk mund të zhvillohet përjetësisht. Duhet vendosur një datë për të mbyllur bisedimet në fund të periudhës së qëndrimit në post të Mogherinit, në maj të 2019-ës.
Deutsche Welle: Në raportin mbi politikat të publikuar në shtator 2017 ju rekomandoni një fillim të ri për Kosovën. Çfarë do të thotë kjo?
David L. Phillips: Fillim i ri do të thotë arkitekturë e re dhe ndërmjetësim më i fortë. Shtetet e Bashkuara duhet të ulen në tavolinën e bisedimeve. SHBA dhe BE duhet të emërojnë të dërguar specialë për dialogun, të cilët duhet të nxisin të dy palët të bëjnë kompromise. Formati i Vjenës ka qenë efektiv në të kaluarën. Ai duhet rikthyer.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ende s’ka përditësim të rezultateve nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike

“Është koha që KEDS dhe Qeveria të japin llogari”, Sejdiu ngre dyshime për transparencën e KEDS-it

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Çka ndodhi me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së Emin Bajrami nga autoritetet maqedonase?

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Caktohet seanca fillestare ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të akuzuar për spiunazh

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?