Shkrimtari amerikan, Philip Roth, në një intervistë për “The New York Times”, ka thënë se presidenti amerikan Donald Trump, është një mashtrim masiv, shumë djallëzore e defekteve të tij, i privuar nga gjithçka, përveç ideologjisë boshe të një megalomani.
Philip Roth, 84 vjeç, është padyshim një nga zërat më të rëndësishëm të brezit të tij, sigurisht edhe të letërsisë amerikane të gjysmës së dytë të shekullit XXI. Ka vite që nuk shkruan.
Në vitin 2012 njoftoi se do të tërhiqej nga shkrimi për t’iu përkushtuar ribotimeve dhe biografisë së vet që po e shkruan Blake Bailey dhe ka mbledhur 1900 faqe shënimesh.
Në një intervistë dhënë “The New York Times”, pranoi ta realizonte përmes postës elektronike, i referohet botës së sotme, ndryshimeve sociale, politike dhe kulturore që po jetojmë.
Optimist dhe me humor u shpreh se ndihej shumë i kënaqur që po jeton ende.
Tha se nuk e merr malli për shkrimin, për dyshimin e fortë se ka bërë punën më të mirë dhe se çdo gjë tjetër është inferiore sepse nuk ka gjallërinë, as energjinë verbale, apo e formën fizike për të ndërtuar dhe mbajtur një krijim me këtë shtrirje mbi një strukturë kaq komplekse dhe kërkuese si romani.
“Jo të gjithë mund të jenë frytdhënës përgjithmonë”, u shpreh.
“Kam shumë miq të dashur të vdekur. Një numër i madh kanë qenë romancierë. Më merr malli për të gjetur libra të rinj në postën elektronike. Sot lexoj shumë, shumë, por jo aq letërsi, histori më shumë. Leximi ka zëvendësuar shkrimin dhe përbën stimulin e jetës sime. Askush që unë njoh e ka parashikuar një Amerikë si ajo që po jetojmë sot”, tha Roth.
“Askush (përveç H.L. Mencken që e ka përshkruar demokracinë amerikane si kultin e çakejve qesharakë) mund ta ketë imagjinuar se katastrofa e shekullit XXI në Amerikë, shkatërrimi më degradues të shfaqej nën aparencën e tmerrshme të një Vëllai të Madh Oruellian, ndërsa në komedinë e artit nga një bufon vanitoz”, tha .
Sipas tij, presidenti amerikan Donald Trump, “është një mashtrim masiv, shumë djallëzore e defekteve të tij, i privuar nga gjithçka, përveç ideologjisë boshe të një megalomani”.
“Sa naiv kam qenë në vitin 1960 kur mendoja se isha amerikan që jetoja në kohë absurde! Sa piktoreske! Por nga mund ta dija në vitin 1960, në 1963, 1968, 1974 apo e 2001 ose në 2016?”.
“Një nga temat më të nxehta në Amerikë, por edhe në botë është ajo që po ndodh në Hollywood, ku gratë po denoncojnë abuzimet seksuale nga ana e aktorëve, producentëve dhe regjisorëve”.
“Burrat që bien pre e tundimeve seksuale janë disa nga aspektet e jetës së njerëzve që kam shkruar në disa libra të mi, burra që i përgjigjen kënaqësisë seksuale të udhëhequr nga dëshira të turpshme dhe paturpsia e fiksimeve si dhe nga tabutë.
Ndonjëherë impulset janë kaq intensive, saqë mund të eksperimentohen si një çmenduri. Gjithsesi, asnjë nga sjelljet më ekstreme mbi të cilat kam lexuar kohët e fundit nuk më ka çuditur!” /abc.es- Bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëStudentët nga Beogradi arritën në këmbë në Novi Sad
Rrëzohet aeroplani mjekësor me gjashtë pasagjerë në Filadelfia
Hamasi liron tre izraelitë - pengjeve u dorëzojnë certifikata dhe dhurata
"Luftë" brenda Kontinentit të Vjetër - liderët evropianë po garojnë kush do të jetë 'zëri' i Trumpit
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë
Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve