LAJMI I FUNDIT:

Pfizer tërheq aplikimin për miratimin e përdorimit urgjent për vaksinën kundër COVID-19 në Indi

Pfizer tërheq aplikimin për miratimin e përdorimit urgjent për vaksinën kundër COVID-19 në Indi

Kompania farmaceutike amerikane Pfizer tërhoqi aplikimin e saj në Indi për miratimin e përdorimit urgjent të vaksinës së prodhuar në bashkëpunim me kompaninë gjermane BioNTech kundër Coronavirusit të ri (COVID-19).

Sipas lajmeve të televizionit NDTV të New Delhit, zëdhënësi i kompanisë Pfizer ka njoftuar se kanë tërhequr aplikimin e tyre për përdorim urgjent të vaksinës anti-COVID-19 në Indi.

Gjithashtu thuhet se Pfizer do ta paraqesë përsëri aplikimin e saj me të dhëna shtesë, ashtu siç është kërkuar nga agjencia indiane e rregullimit të ilaçeve, transmeton Anadolu Agency.


Pfizer ishte kompania e parë prodhuese që aplikoi në Indi për përdorim urgjent të vaksinës kundër COVID-19.

India deri më tani ka regjistruar gjithsej 10.803.533 raste dhe 154.862 viktima nga COVID-19.