Tensione në një qendër votimi në Himarë, ku po mbahen zgjedhjet për kryebashkiakun e ri.
Euronews Albania, raporton se debatet janë zhvilluar për shkak se nuk janë lejuar të votojnë qytetarët që u kanë skaduar kartat e identitetit.
Po ashtu bëhet me dije se për shkak të këtyre debateve, është pezulluar përkohësisht votimi në qendrën e votimit 4588/1, por ka rinisur sërish.
Mësohet se janë afro 100 raste në të cilat ka pasur mjete identifikimi të skaduara.
Arqile Bollano, i zgjedhur në këshillin bashkiak kryetar i përkohshëm i Bashkisë së Himarës tha se ligji e parashikon qartë që nuk mund të votohet me karta identiteti të skaduara.
“Këtu ka shumë persona që janë me karta të skaduara dhe insistojnë që të votojnë me kartë, në një moment që ligji nuk i lejon. Është krijuar një konfuzion dhe kemi lajmëruar KQZ që të vijë e të zgjidhë ngërçin. Ligji e thotë qartë që me karta të skaduara nuk mund të votojnë asnjë person. Komisionerët kanë pezulluar votimin sa të zgjidhet çështja, ne s’kemi të drejtë”, tha Bollano.

Ndërkohë një grua është shprehur se nuk është lënë të votojnë për shkak të skadimit të kartës së identitetit. Ajo tha se e drejta e votës nuk mohoet në asnjë vend të botës, për shkak të skadimit të ID.
“Pash se kishte skaduar karta. Më nxori kuponin të votoj dhe nuk më la kryetari. E drejta e votës nuk humbet kur skadon karta, kudo në botë. Shkon në Polici e merr një letër. Këtu thonë se nuk mund të votojë. Po ta humbas sot kartën? Nuk do votoj”, tha gruaja.

Kujtojmë se përballë njëri-tjetrit sot në Himarë garojnë Vangjel Tavo i PS përballë Petro Gjikurisë së opozitës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Krasniqi i prerë: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?