Sikur disa institucione dhe kompani publike që kanë mbetur me ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm, edhe Dogana e Kosovës është në këtë situatë, përkundër që konkursi për drejtor të Doganës ishte shpallur nga Ministria e Financave dhe Transfereve para tre muajve.
Ministri në detyrë i MFT-së, Besnik Bislimi ka vendosur që t’i pezullojë procedurat e përzgjedhjes së drejtorit me arsyetimin e shfaqjes së pandemisë në vend.
Konkursi ishte hapur më 12 shkurt të këtij viti dhe afati i aplikimit ka qenë deri më 26 shkurt.
Për Doganën që është një ndër institucionet më të rëndësishme në vend për mbushjen e buxhetit të shtetit dhe luftimin e kontrabandës në kufi, zëdhënësi i Ministrisë së Financave dhe Transfereve, Muharrem Shahini thotë për KosovaPress, se për shkak të situatës pandemike, procedura është pezulluar me vendim të MFT-së.
“Pra, aplikimi ka përfunduar dhe është themeluar komisioni përkatës, por nuk është zhvilluar faza e vlerësimit të kandidatëve”, thotë Shahini në një përgjigje me shkrim.
Ndërsa, zyrtarë të Doganës së Kosovës, kanë deklaruar se nuk janë të njoftuar për procesin e konkursit, pasi kjo çështje sipas tyre i takon Ministrisë së Financave dhe Transfereve.
Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci thotë për KosovaPress, se aktualisht punën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Doganës është duke e kryer Ibrahim Xhaka, deri në një vendim të ri.
“Kjo është çështje e Ministrisë së Financave dhe Transfereve, ata janë institucioni kompetent që hapin konkursin dhe bëjnë panelin dhe përzgjedhjen. Konkursi ka qenë i hapur për më tepër duhet adresuar tek Ministria e Financave dhe Transfereve. Ushtrues detyrë deri në këto momente është Ibrahim Xhaka duke kryer detyrën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të përgjithshëm”, thotë Stavileci.
Ndryshe, ish-kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, pak parase të lironte zyrën e kryeministrit, ia kishte vazhduar mandatin drejtorit të Doganës, Bahri Berisha.
Por, në ditët e para të qeverisë aktuale, kryeministri në detyrë Albin Kurti anuloi vendimin e Haradinajt për të mundësuar shpalljen e konkursit në mënyrë të rregullt.
Në konkursin e fundit të Ministrisë së Financave, për drejtor të përgjithshëm të Doganës së Kosovës, kanë aplikuar 26 persona, prej tyre 11 janë zyrtarë të Doganës. Ndër aplikantët janë edhe ish-drejtori Bahri Berisha dhe ushtruesi i tashëm i detyrës së drejtorit, Ibrahim Xhaka.
Mësohet se kandidatë për pozitën e të parit të doganës, janë Bekim Mehmetaj, Arlind Limani, Bastri Bardhi, Agim Nika, Irfan Fejzullahu, Bahri Berisha, Ibrahim Xhaka, Agron Llugaliu, Asllan Rrahmani, Gazmend Maloku, Skënder Neziri, Osman Neziri, Bashkim Arifi, Agron Sadiku, Besim Curri, Mimoza Vila, Ekrem Hajdari, Driton Kurshumliu dhe Besmir Çollaku, dhe përveç tyre, janë edhe tetë kandidatë të tjerë në garë për pozitën e drejtorit të Doganës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias – gjithçka duket si një grabitje e madhe

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

LBK: Rritja e tarifave të energjisë – goditje e rëndë për bizneset dhe ekonominë e Kosovës

Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias - gjithçka duket si një grabitje e madhe

Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?