LAJMI I FUNDIT:

Petrovska: NATO po diskuton për rritjen e mëtejshme të buxheteve ushtarake

Petrovska: NATO po diskuton për rritjen e mëtejshme të buxheteve ushtarake

Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska këto dy ditë po merr pjesë në takimin e NATO-s me kolegët e saj nga Aleanca, një nga temat e seancës së sotme do të jetë buxheti i mbrojtjes në kuadër të luftës në Ukrainë, njofton korrespondentja i AIM-s.

Petrovska sot para fillimit të ditë së dytë të takimit të ministrave për mbrojtje të Aleancës tha se tani Maqedonia nuk planifikon rritjen e normës së buxhetit nga ajo çka është planifikuar për dy për qind, por se debati është i justifikuar.


Disa anëtarë të Aleancës, kryesisht në Evropën Lindore, vendet do të donin të shpenzonin më shumë se 2% të prodhimit të tyre të brendshëm bruto për mbrojtje për shkak të luftës në Ukrainë, por rezistenca është e madhe, veçanërisht në vendet e Evropës Perëndimore. Një normë prej 2% e BPV-së për qëllime ushtarake nuk është arritur ende në shumicën dërrmuese të anëtarëve të Aleancës. Megjithatë, konfirmoi ministrja, kjo temë është duke u diskutuar në NATO.

Megjithatë, për Maqedoninë në veçanti, plani tani për tani mbetet që të arrihet norma prej dy për qind deri në vitin 2024./Telegrafi/