Ministria e Brendshme tre ditë më parë ka ngritur kallëzime penale ndaj tre vetave të dyshuar për ushtrim të dhunës ndaj kryetarit të Kongresit Botëror Maqedonas dhe inicuesit të kryqit në Butel, Todor Petrov, njofton Telegrafi.
Todor Petrov në Facebook shkruan:
“Pasi që mbaroi vënia e gurthemelit për kryqin, unë me dy shokë morrëm rrugën për në Gazi Babë, dhe atyre i’u propozova që të ulemi për një çorbë në restorantin “Kazabllanka” në hyrje të saemit të Shkupit. Kisha ftesa edhe për vende tjera, por thash, do ta marr laptopin nga komuna, do hamë nga një çorbë në restorant dhe do shkoj në shtëpi të pushoj. Desha të iki nga njerëzit, apo ndonjë provokim eventual, ishte një ditë e veçantë..
Po sa hymë në restorant, brenda nuk kishte mysafirë, asnjë përveç kamarrierëve. Koha ishte me diell, dhe propozova të ulemi jashtë në terrasë. Pashë që kishte një grup meshkujsh, njëzet, dhe një tavolinë tjetër me dy tre persona, ndërsa tavolinat tjera nuk ishin të vendosura dhe u kthyem brenda në restorant. Ishte e dukshme që tavolina prej 20 personave më njohën dhe komentonin për mua. Mendoja, janë mysafirë me qëllime të caktuara. Zgjodha tavolinën, e lash celularin dhe çantën dhe shkova në drejtim të toaletit që ti lajë duart. Kështu dy persona të rinjë në moshë vrapuan pas mua, ata ishin nga grupa e ulur jashtë në terrasë, më kërkonin ku jam në toalet. Një fuqi më ktheu, dhe thash nëse hyjnë pas meje në toalet mund të mos dalë. U ktheva në restorant, dhe thash nëse më rrahin të paktën mund të thërras ndihmë. Dhe menjëherë pas garderobës së toaletit filluan të më sulmojnë dhe rrahin me boksa nga koka. U tërhoqa deri në separenë e garderobës, i mbrojsha veshkët dhe shpinën në skajin e murrit dhe me duar në kokë. Erdhën edhe 3 tjerë dhe vazhduan të gjithë me boksa nga koka dhe trupi. Më rrahu edhe Beqir Asani, shefi i degës së BDI-së në Çair. Hypi njëri në tavolinë, dhe me shqelma më godiste nga koka, ashtu siç isha i gërmucur. Mendova se do më mbysin. I pyeta disa herë derisa më rrahnin “Çka ju bëra”? Më thonin “Ti do të ndërtosh kryqa a?” dhe “Në Çair të mos shkelsh më”! “Në Çair të mos shohim”! Kërkova ndihmë dhe polici, ndërsa askush nuk më dëgjonte, asnjë kamarrier nuk më ndihmoi..,Njëri nga shokët e mi u mundua të ndihmon, por edhe atë e goditën dhe e larguan. Shoku tjetër vrapoi dhe thërriti policinë. Në fund të përleshjes, nga terasa hyri në restorant edhe Izet Mexhiti, kryetari i komunës së Çairit, dhe nënkryetar i BDI-së, u shikuam mirë, asgjë nuk folëm, më pa të përgjakur dhe për tokë, dhe me shokët ikën. Nuk mund të mos e dijë se çka bërën bashkëpartiakët e tij, së bashku në të njëjtën tavolinë ishin ulur. Ai nuk më shpëtoi! Ndërsa zyrtarisht kemi bashkëpunuar me Mexhitin, unë jam ndihmës i kryetarit komunës në Gazi Babë. Jemi përshëndetur me Mexhitin në takime zyrtare me një respekt të mirë. Me ftesë të tij isha në delegacionin e Kongresit Botëror Maqedonas, vendosa lule në përmendoren e Skënderbeut në Çarshi të vjetër. Ishim në shumë evenimente tjera bashkë. Si atëherë nuk ishim, dhe tani për shkak të kryqit, ne për BDI-në jemi qendër kundër shqiptarëve?”, pyet Petrov ndër të tjerash në profilin e tij në Facebook./Telegrafi/
САТАНАТА ПРОТИВ КРСТОТПишува Тодор ПЕТРОВФала му на Господа, денес, Бог ми го спаси животот. На денот на Крстот… Н…
Posted by Todor Petrov on Saturday, February 27, 2016
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova