LAJMI I FUNDIT:

​“Petrol Company” i ndërton shtëpi familjes 7-anëtarëshe

​“Petrol Company” i ndërton shtëpi familjes 7-anëtarëshe

Për 30 vjet me radhë, në kushte teje të vështira, jetonin familja Ahmeti. Shtatë anëtarët nga Pleshina e Ulët e Ferizajt, ushqimin dhe nevojat bazike mundoheshin t’i sigurojnë me një pagë prej 150 eurove.

Hallin më të madh kryefamiljari Ahmet Ahmeti, e kishte se shumë shpejt do të mbesin në rrugë, pasi që shtëpinë dy dhomëshe në të cilën jetonte duhet t’ia lëshojë vëllait.


Kryefamiljari Ahmet Ahmeti, në mes emocionesh pati rrëfyer gjendjen e rëndë ekonomike me të cilën po përballej. Derisa theksoi se breng më të madhe e ka ndërtimin e një shtëpie për fëmijët e tij.

“Punoj për 150 euro rrogë, asnjë anëtar të familjes nuk e kom të punësuar. Me 150 euro në muajt vet i 7 anëtarë, 3 i kom në shkollë, vet me llogarit mundeni me ditë që a mundem e ia dale. A faktikisht veç për vete nuk më dalin se me duhet me udhëtu. Është vështir me përballu veç për ushqim hiç tjetër sen jo… Për gjithçka kam nevojë mirëpo shtëpia është mbi të gjitha, me mujt shtëpinë me maru mirë është jam i kënaqur”, thoshte ai.

Dhe vetëm rreth një muaj pas, kjo familje u bë me shtëpi të re.

Kryefamiljari Ahmeti, në mes emocionesh ka falënderuar të gjithë ata që kontribuuan në ndërtimin e shtëpisë.

“Falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar për mu. Zoti iu shpërbleftë për çdo hap që keni ardh të gjithëve”, thotë Ahmeti.

Derisa pronari i “Petrol Company”, Shkëlzen Jusaj, ka falënderuar klientët për furnizimin në kompaninë e tij, falë të cilëve u bë i mundur ndërtimi i kësaj shtëpie.

“Falënderim i madh shkon për klientët e “Petrol Company”, të cilët kanë bërë të mundshëm ndërtimin e kësaj shtëpie. Gjithashtu një falënderim i madh shkon për kompaninë “Iliria” të cilët kanë dhuruar një kuzhinë”, thotë ai.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se ndihma e “Petrol Company” me kampanjën e tyre tregon më së miri për solidaritetin që ka kombi ynë.

“Uroj familjen Ahmeti që sot është fituese e këtij donacioni. Komuna e Ferizaj si të gjitha komunat tjera të Kosovës shpesh janë në vështirësi të ndihmesës për familjet që janë në nevojë, për arsye nga më të ndryshmet. Por ja që sot jemi duke e dhuruar këtë shtëpi këtu falë donacionit tuaj, prandaj ju takon falënderimi juve donatorëve. Kjo tregon më së mirë për solidaritetin që ka kombi ynë”, u shpreh ai.

Në kuadër të kampanjës së saj humanitare “Nga një cent për çdo litër”, “Petrol Company”, po vazhdon të ndërtojë shtëpi për familjet në nevojë./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori