LAJMI I FUNDIT:

Petritsch para takimit Thaçi-Vuçiç flet për marrëveshjen finale dhe raportimet për lidhjet e tij me qeverinë serbe

Petritsch para takimit Thaçi-Vuçiç flet për marrëveshjen finale dhe raportimet për lidhjet e tij me qeverinë serbe

Diplomati dhe politikani austriak, Wolfgang Petritsch tha sot se këtë vit gjatë zhvillimit të dialogut në Bruksel është arritur në një situatë të re diskutimi, ku të dy presidentët kanë folur për këmbime territoresh.

Petritsch në një intervistë për Deutsche Welle ka thënë se përgjegjësia që kanë politikanët kur bëjnë një propozim të tillë është shumë e rëndësishme, sepse nga Bosnja e di se zgjidhjet e detyruara nga jashtë nuk mund të funksionojnë.


“Në shumë vite që është duke u zhvilluar dialogu i sponsorizuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës, janë diskutuar variante të ndryshme dhe në përgjithësi është patur gjithnjë parasysh parimi i mosndryshimit të kufijve. Këtë vit gjatë zhvillimit të dialogut në Bruksel është arritur në një situatë të re diskutimi, ku të dy presidentët kanë folur për këmbime territoresh. Refleksi im i parë ishte se kjo bie në kundërshtim me parimin shumëvjeçar të deritanishëm të lënies së kufijve në gjendjen që janë. Nga ana tjetër pata përshtypjen, se për herë të parë në historinë e Ballkanit është duke u bërë një përpjekje për ndryshimin e kufijve jo me gjakderdhje dhe me armë, dhe jo e njëanshme por një përpjekje me rrugë paqësore, për gjetjen e një kompromisi nëpërmjet bisedimeve. Kjo më dha shtysën për të thënë se Bashkimi Evropian duhet ta shohë me kujdes këtë propozim, ose këto propozime, duhet t‘ i shohë më nga afër. Pse? Sepse unë jam i mendimit se duhen marrë seriozisht dhe duhet parë nëse ky variant funksionon apo jo. Unë as tani nuk jam i bindur se mund të funksionojë. Por unë mendoj se përgjegjësia që kanë politikanët kur bëjnë një propozim të tillë është shumë e rëndësishme, sepse nga Bosnja unë e di se zgjidhjet e detyruara nga jashtë nuk mund të funksionojnë”, tha ai.

“Në përvojën time në Ballkan, në Bosnjë, ku kam marrë shumë vendime që dhe i kam zbatuar pastaj, disa kanë qenë të qëndrueshme. Por vendimet më të mira, kompromiset më të mira që kanë qëndruar deri më sot i kam arritur duke qenë moderator midis interesave të ndryshme. Mbas kësaj përvoje unë thashë, se duhet t’i shohim këto propozime. Bisedimet zhvillohen në Bruksel. Ato nuk janë të lira, që ata të dy të bisedojnë në fshehtësi, bisedimet janë shumë profesionale, një proces që zhvillohet në Bruksel, moderuar prej Mogherinit. Dhe ato aty e kanë vendin, aty duhen diskutuar”, tha ai.

Petritsch ka folur edhe rreth raportimeve se zyra e tij e avokatisë paguhet prej qeverisë serbe.

“Ky është një keqkuptim. Zyra ime e avokatisë është përgjegjëse për procesin e pranimit në BE, merret me kapitujt e ndryshëm juridikë. Merret me çështjet teknike. Kryesisht merret me shpjegimin e sfondit politik për juristët”, tha ai.

Ai po ashtu ka folur edhe rreth se forcat ruse janë që nxisin këmbimin e territoreve.

“Kjo është shumë interesante dhe tregon konfuzionin. Apo jo? Për shembull nëse arrihet ndonjë këmbim territoresh, kjo ka si parakusht që Serbia të njohë Kosovën. Sepse Paktet mund të lidhen vetëm me partnerë të njohur nga e drejta ndërkombëtare. Për mua është mister çfarë kanë të bëjnë rusët këtu. Nëse Kosova njihet atëherë kjo çështje shtrohet para Kombeve të Bashkuara. Që do të thotë se problemi që rusët për shkak të serbëve pengojnë hyrjen e Kosovës në Kombet e Bashkuara, do të zgjidhet”.

“Unë besoj se ajo që duhet të ndodhë tani dhe shpresoj që të ndodhë është që të peshohen të mirat dhe të këqijat e këtij procesi. Për mua ka rëndësi që njerëzit e prekur, qytetarët në të dy anët e kufirit të përfshihen në këtë proces. Unë mendoj për referendum apo instrumente të tjera, sigurisht edhe parlamentet në mënyrë që të respektohet i gjithë procesi demokratik. Dhe unë kam besim të madh se Bashkimi Evropian do ketë kujdeset që kjo të ndodhë. Çështja e dytë e rëndësishme është që duke pasur parasysh përvojat e përgjakshme të viteve nëntëdhjetë të merren masa që të pengohet të shkohet deri aty ku qytetarëve t‘u duhet të largohen nga shtëpia, fshati ose qyteti. Pika e tretë është që nëse arrihet një zgjidhje, pavarësisht si do të jetë ajo, atëherë ajo do të jetë zgjidhja e një konflikti të madh historik në këtë zonë, në ish-Jugosllavi, konfliktit midis shqiptarëve dhe serbëve. Ky do të ishte fillimi në një të ardhme pozitive. Tani Bashkimi Evropian dhe presidenca e radhës e BE, njëqind vjet pas përfundimit të Luftë së Parë Botërore, tani më 2018, duhet të nxjerrë një deklaratë të detyrueshme ndërkombëtare për të gjitha grindjet kufitare, të cilat nuk janë pak. Procesi i Berlinit ka nxjerrë një listë”, tha ai.

Petritsch tha se është krejtësisht i kuptueshëm shqetësimi, sepse në të kaluarën ka pasur ndryshime kufiri të përgjakshme dhe kjo nuk duhet të ndodhë dhe po ashtu ka pasur për shembull një arbitrazh ndërkombëtar midis Kroacisë dhe Sllovenisë për korridorin e Adriatikut, në kuadër të të cilit disa fshatra që flasin kroatisht kaluan në Slloveni.

“…Unë kam respekt të madh për protestat nëse ato duan të thonë se nuk duan të arrihet tek një shtet i plotë nëpërmjet kritereve të vjetra etnike dhe të arrihet futja në OKB me anë të kësaj sakrifice. Ne duam një Kosovë ku kufijtë mbeten aty ku janë dhe prandaj ne e hedhim poshtë këtë propozim. Kjo është legjitime. Sipas mendimit tim do ishte madje rruga më e mirë, e cila do mbështetej nga Evropa. Pa dyshim. Por çështja është e thjeshtë, ajo është pranuar nga Bashkimi Evropian dhe Mogherini dhe tani jepen gjykime të tjera. Këto gjykime duhen marrë seriozisht”.

Petritsch ka folur edhe rreth takimit të së premtes ndërmjet Thaçi dhe Vuçiqit.

“Unë pres një deklaratë. Mogherini tha edhe në takimin e ministrave të Jashtëm në Vjenë se shpreson që deri në fund të vitit të ketë një zgjidhje për këtë çështje. Unë mendoj se kjo është optimiste, por nga ana tjetër e përshëndes atë. Duhet të mendoni në çfarë situatë ndodhemi, si në nivel rajonal ashtu edhe atë evropian dhe global. Situata ka ndryshuar në Ballkan në mënyrë radikale në shumë pikëpamje. Në vitet nëntëdhjetë aty kishte dy aktorë të mëdhenj amerikanët dhe evropianët. Amerikanët janë duke u tërhequr në përgjithësi. Evropianët, siç e dini dhjetë vitet e fundit nuk kanë qenë në formë të shkëlqyer. Ndërkohë Kina ndërton rrugën e mëndafshtë nëpër Ballkan. Rusia është shumë aktive me manovrat politike dhe ekonomike. Turqia është lojtari i tretë i rëndësishëm në rajon. Aty shtohen edhe Shtetet e Gjirit që kanë investuar qindra miliona në Bosnjë dhe Serbi. Kina ndërton për shembull urën më të madhe të autostradës në Kroaci dhe linjën hekurudhore Budapest-Beograd. Këto janë sfida të rëndësishme për Evropën. Nuk jam kundër që Kina investon, por dua të them, se kjo duhet bërë sipas rregullave evropiane, Por kur nuk e gjejmë kohën për këtë, se prej vitesh merremi me probleme si ai i Kosovës, atëherë them: shikoni që të gjejmë një zgjidhje. Ka dy presidentë që duan një zgjidhje”, tha ai.

“Komisioni i tanishëm i BE ka afat. Deri në mars të vitit tjetër duhet gjetur një zgjidhje, pastaj Komisioni i BE dhe Mogherini kthehen në histori. Nëse çështja dështon dhe kthehet në gjendjen e mëparshme, atëherë unë nuk mund të garantoj që Komisioni i ri dhe pasardhësja e Mogherinit të merren me këtë çështje”, tha Petritsch sa i përket asaj se kur mund të ndodhë zgjidhja me ndryshime të mundshme kufiri.

Në trend Lajme

Më shumë
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Lajme
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Kalo në kategori