LAJMI I FUNDIT:

Petrit Çeku me koncert solistik në Shkup

Petrit Çeku me koncert solistik në Shkup

Më 20 Prill e mërkurë, ora 20:00 në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë në Shkup virtuozi me famë botërore Petrit Çeku do të argëtoj publikun e Maqedonisë me tingujt magjik të kitarës, njofton Telegrafi Maqedoni.

Mysafirët e koncertit janë Toni Kitanovski-kitarë dhe Ema Popivoda në piano. Biletat mund të blihen nëpërmjet web-faqes mktickets.com dhe pikave të tyre(mktickets) të shitjes: dyqane ONE, Jugoton, Roze Vero 2, Kamarad Ramstore, cafe Krug, cafe Bravo, Tobacco MPM Press, Tobacco Drvodekor, Tobacco Skopjanka.


Koncerti përkrahet nga Ministria e Kulturës së Maqedonisë, Gemak, Bushi Resort dhe Telegrafi është mbështetës medial i këtij koncerti.

Mos humbisni rastin e rrallë që të ndiqni një ngjarje të madhe muzikore me tingujt magjik të kitarës në duart e një virtuozi me famë botërore./Telegrafi/