LAJMI I FUNDIT:

Petkov: Askush nuk mund të ndalojë avancimin e marrëdhënieve në mes Sofjes dhe Shkupit

Petkov: Askush nuk mund të ndalojë avancimin e marrëdhënieve në mes Sofjes dhe Shkupit

Kryeministri bullgar Kiril Petkov përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se askush nuk do ta ndalojë atë dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski të avancojnë në marrëdhëniet mes Sofjes dhe Shkupit.

Sipas Petkovit, Republika e Bullgarisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut duhet në mënyrë aktive të promovojnë zhvillimin e kompanive të përbashkëta, të cilat së bashku do të krijojnë vlerë të madhe të shtuar, të kenë ekonomi në rritje, kampe të përbashkëta për fëmijë, koncerte të përbashkëta, të kenë të përbashkët programe arsimore pa kufi mes dy vendeve, pa diskriminim, pa gjuhë urrejtjeje, të ndërtohen autostrada dhe të ketë hekurudha moderne.

Po ashtu sipas kryeministrit bullgar, këto fjalë tingëllojnë si një ëndërr, derisa të tjerët organizojnë lloj-lloj provokimesh për të parandaluar që kjo të ndodhë, dhe sipas tij, të tjerë thjeshtë nuk duan stabilitet në Ballkan.


“Unë dhe Dimitari besojmë se është e mundur dhe nuk do t’i nënshtrohemi provokimeve, por do të punojmë me këmbëngulje dhe bashkë për ta arritur këtë. Dhe të gjitha palëve dashakeqe mund t’u them vetëm “nuk do të na ndaloni!”, ka paralajmëruar Petkov.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori