LAJMI I FUNDIT:

Peshkatarët amerikanë nxjerrin peshkun 159 kilogramësh nga uji, bëhet fjalë për një lloj shumë të rrallë

Peshkatarët amerikanë nxjerrin peshkun 159 kilogramësh nga uji, bëhet fjalë për një lloj shumë të rrallë

Peshkun që peshkatarët nga Florida, e nxorën nga uji në fund të dhjetorit në bregun perëndimor në një thellësi prej 180 metra, dukej si një përbindësh.

Peshku afro dy metra i madh, peshonte 159 kilogramë dhe ishte rreth 50-vjeç, transmeton Telegrafi.


“Biologët e Institutit për kafshë të egra në laboratorin e tyre përmes analizave të bëra, kanë arritur ta vlerësojnë moshën e peshkut të kapur – 50 vite, që njëherit është peshku më i moshuar i kapur në kuadër të programit për mbrojtjen e gjallesave ujore”, kanë shkruar në Facebook peshaktarët që me krenari postuan fotografinë e peshkut.

Bëhet fjalë për llojin Epinephelus nigitus, e ky lloj peshku zakonisht kapet për të përcaktuar peshën, moshën dhe disa karakteristika tjera. /Telegrafi/