Koha po ngrohet, ditët po zgjaten dhe dalëngadalë po largohemi gjithnjë e më shumë nga kombinimi uniforme pallto+streçe

Kjo do të thotë që është koha të nxirrni xhaketat e pranverës ose të zgjidhni cila është e preferuara juaj për të bërë më pas blerjen e duhur.


Si fillim duhet t'ju themi se janë gjithsej 5 trende që këtë pranverë-verë do t'i shihni kudo.

Ndonjërën prej tyre mund ta keni në gardërobë e ndërsa të tjerat mund t'i gjeni fare lehtë pa shpenzuar gjysmën e rrogës.

1. Xhaketat/palltot e holla

Koha e tyre është pikërisht tani! Janë të trasha aq sa duhet dhe përshtaten lehtë me çdo veshje poshtë tyre.

785 0 603f652e0bef1

2. Xhaketat me rrip në mes

Janë në modë më shumë se kurrë. Ju bëjnë të dukeni të veshura shtrenjtë edhe nëse poshtë saj keni një T-shirt të thjeshtë dhe streçet e preferuara.

785 0 603f652e9dfc0

3. Xhupat e fryrë

Kushti i trendit pranveror është të jenë me ngjyra. Mundësisht pastel!

north face jacket

4. Xhaketat e shkurtra

Një nga modelet më të famshme që do të shihni në Instagram gjatë ditëve në vijim.

785 0 603f652e3a385

5. Xhaketa e lëkurës

Nuk është nevoja të themi asgjë për këtë xhaketë apo jo?

785 0 603f652e6b9fd